
Një ushtar ukrainas ka mbetur i vrarë nga granatimet e separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.
Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, tha ushtria.
Nga fuqitë e mëdha ndërkaq ekziston frika se nxitja e tensioneve nga separatistët pro-rusë mund të përdoret si pretekst për të nisur pushtimin e Ukrainës nga rusët.










