Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vrulli” i BE’së për zgjerim s’e prekë Kosovën, Presidenca irlandeze s’ka diçka të re për të thënë rreth aplikimit të Kosovës

16/07/2026 - 10:48
në Kryesore, Lajme
A A
“Vrulli” i BE’së për zgjerim s’e prekë Kosovën, Presidenca irlandeze s’ka diçka të re për të thënë rreth aplikimit të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa për Ukrainën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë 14 korriku 2026 ishte një “ Super e Martë”, për Kosovën pa institucione e cila prej dy vitesh përpëlitet mes krizash politike, ishte thjeshtë një ditë e zakonshme vere.

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka pritur të martën në Bruksel përfaqësues të këtyre katër shteteve për t’ua konfirmuar progresin e tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndërkohë që Kosova pret prej vitesh për të marrë statusin e vendit kandidat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte dorëzuar aplikimin në Bruksel qysh në vitin 2022 përgjatë presidencës çeke në Këshillin Evropian, e që prej asaj kohe asgjë s’ka ndodhur. Thirrje e liderëve shtetërorë të Kosovës drejt BE-së për avancimin e aplikimit të Kosovës kanë qenë të shumta, megjithatë pa sukses.

Por a pritet që të ketë ndonjë zhvillim pozitiv sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat katër vite pas, kur me presidencën e BE-së po udhëheqë Irlanda.

Një zëdhënëse e Presidencës irlandeze në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Irlanda do të mbështesë drejtë anëtarësimit edhe vendet si Kosova që janë kandidate potenciale, por qartësojnë se një gjë të tillë mund ta bëjnë kur kushtet e lejojnë dhe kur zbatohen të gjitha reformat e nevojshme.

“Irlanda mbështet fuqimisht zgjerimin e BE-së, i cili është një prioritet kyç për Presidencën tonë të BE-së. Irlanda do të mbështesë progresin e të gjitha vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, përfshirë Kosovën, drejt anëtarësimit në BE, aty ku kushtet e lejojnë dhe me kusht që të zbatohen të gjitha reformat e nevojshme. Qasja e Irlandës ndaj zgjerimit të BE-së është përcaktuar në programin e politikave të Presidencës sonë”, kanë thënë për Express nga Presidenca Irlandeze.

Kosova për shkak të bllokadës së vazhdueshme institucionale s’ka arritur të shfrytëzojë Planin e Rritjes, plan miliona eurosh përmes të cilit BE-ja ka përkrahur vendet e Ballkanit Perëndimor. Analistja kosovar, Donika Emini, duke folur të martën për Express rreth kësaj teme, ka thënë se progresi në rrugën drejt BE-së, nuk arrihet vetëm duke kërkuar, por me punë të vërtetë. Ajo ka thënë se dështimi për të kapitalizuar Planin e Rritjes, është edhe një nga arsyet e ngecjes së Kosovës në rrugën drejt integrimit. Sipas Eminit, Kosova aktualisht është vendi me më së pakti peshë në agjendën e BE-së.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë