
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata në Kosovë është dramatike, siç paralajmëroi presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe se Kosova po shkon drejt përshkallëzimit, raporton Veçernje Novosti, transmeton FrontOnline.
“Presidenti para pak minutash i dha urdhër ushtrisë që ta ngrisin gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë, ushtria ka filluar aktivitetin, kjo që po bën Kurti po na çon në vija të kuqe, kjo nuk është më lojë, kjo kërcënon sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këto zona. Ne do ta zbatojmë urdhrin e komandantit suprem dhe do të bëjmë atë që pritet nga ushtria serbe”.
Ai u tha serbëve në Kosovë të jenë të qetë
“Unë po u them atyre që të mos bien në provokime, një skenar në të cilin ata do të paraqiteshin si kriminelë. Ka terror të vazhdueshëm kundër komunitetit serb. Është e rëndësishme që të qëndrojmë të qetë dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë të drejtat dhe liritë tona.” tha Vuçeviq./FrontOnline/










