Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me Putinin

31/08/2024 - 19:16
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçiq: Ambasada e Serbisë në Prishtinë është ëndërr e keqe e Xhelal Sveçlës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se kandidatura e shtetit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një “Kali i Trojës” për Moskën, pavarësisht se shteti i tij ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve evropiane për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për shkak të dallimeve të tjera me bllokun.

Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiç tha se ai nuk është takuar apo nuk ka biseduar me Putinin në të paktën dy vjet e gjysmë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

“Ne jemi në rrugën e BE-së. Po, ne tradicionalisht kemi raporte të mira, nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo me Rusinë, gjithmonë ka qenë kështu mes serbëve dhe rusëve”.

Ai tha se përderisa së fundi ka pasur një bisedë “të mirë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po ashtu këtë javë po qëndron në Pragë, “askush në Evropë nuk pajtohet me mua për këtë çështje, por të gjithë në Evropë e kuptojnë pozicionin tim”.

Ai shtoi se mendon se Serbia është duke zbatuar agjendën e saj të rritjes dhe reformave “më mirë se kushdo tjetër”.

Serbia dhe Turqia janë shtetet e vetme kandidate të BE-së që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Zyrtarët serbë, veçmas zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, kanë mbajtur raporte të ngushta me Moskën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç u bëri thirrje partnerëve evropianë që të tregojnë më shumë besim ndaj qëllimit të Serbisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.

Ai tha se procesi varet jo në raportet e Serbisë me Rusinë, por në normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Po, ne jemi në rrugën evropiane dhe problemi më i madh për Serbinë…. është raporti ynë me Prishtinën”, tha Vuçiç, duke shtuar se kjo çështje është e vështirë për shtetin e tij.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Qëllimi është të krijohet besim i ndërsjellë mes Serbisë dhe BE-së, e jo Serbia të shihet si “Kali i Trojës” për Rusinë”, tha Vuçiç./REL/

JU REKOMANDOJMË

Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë

Haziri refuzon të komentojë deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut
13/08/2026 - 19:41

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaron se “LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e...

Më shumëDetails

Gruda: PDK do të jetë nesër në Kuvend, salla nuk guxon të jetë e mbyllur

Gruda: PDK do të jetë nesër në Kuvend, salla nuk guxon të jetë e mbyllur
13/08/2026 - 19:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK-ja do të jetë e pranishme në Kuvendin e Kosovës të premten. I ftuar në në...

Më shumëDetails

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
13/08/2026 - 19:06

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci.Duke folur në emisionin FIVE...

Më shumëDetails

“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi

“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
13/08/2026 - 18:53

Një person ka kërcënuar me pushkatim në Kuvendin Kosovës ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Policia e ka arrestuar atë të mërkurën për kërcënim ndaj Haradinajt. Këtë e ka komentuar në...

Më shumëDetails

Osmani mbështet Abdixhikun: LDK heq dorë nga pushteti për të shmangur zgjedhjet e reja

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
13/08/2026 - 18:20

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas njoftimit se kjo parti tërhiqet nga kërkesat për pozita shtetërore dhe pjesëmarrje në...

Më shumëDetails

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
13/08/2026 - 17:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me çështjen e ndërtimit të një hidrocentrali pranë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë