Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiç shfaqet hundë e buzë krah Ramës, çfarë biseduan “kokë më kokë” para samitit?

06/12/2022 - 10:38
në Kryesore, Lajme
A A
Tha se nuk do të shkonte në Samit, Vuçiq shfaqet i buzëqeshur krah Ramës në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ndonëse fillimisht tha se nuk do të vinte në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, rrugës ndryshoi mendje. Dje u shpreh se do të vinte në samit pasi në të kundërt Serbia do të humbiste shumë.

Ndonëse u mundua që ta fshehë pas një buzëqeshjeje fallso, Vuçiç erdhi “hundë e buzë” në Tiranë. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e priti me buzëqeshje, përqafime, madje në takimin që shkëmbyen në tapetin e kuq pranë sheshit “Italia” ata patën edhe një bisedë të shkurtër. Pas takimit me Ramën, Vuçiç pati një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Presidenti Vuçiç tha se Serbia mbetet e angazhuar në rrugën e saj drejt BE, por në të njëjtën kohë theksoi se integriteti i saj territorial është shkelur në vitin 1999 dhe 2008, duke iu referuar Pavarësisë së Kosovës.

“Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogut. Faktikisht kjo është arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet sepse do kemi mundësi të themi çfarë mendojmë për këtë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Në të njëjtën kohë do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore.

A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje, jam vetëm realisht dhe jam këtu të mësoj shumë nga shumë njerëz për t’i dëgjuar ata e në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj se është e rëndësishme që të marrm lajme të mira dhe ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjet e energjisë.

Në të njëjtën kohë edhe çështja e tarifave roaming është e rëndëshmne. Këto janë shenja të mira për vendet në Ballkanin Perëndimor.

Ne i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet tona. Por po kështu kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në ‘99 dhe 2008. Do ta diskutojmë sot me zyrtarët europianë. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Në qoftë se është e lehtë për dikë të na kritikojë, duke folur për këtë gjë besoj se të gjithë keni lexuar gjatë 9-10 muajve të fundit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan për të shkaktuar më shumë mungesë stabiliteti, dhe ne e kemi përgënjeshtruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze. Serbia është vend i pavarur”./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë