Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka falënderuar Iranin për mos njohjen e Kosovës, duke thënë se Teherani është duke e mbështetur të ashtuquajturin “sovranitetin të Serbisë”, ku sipas Beogradit “përfshihet Kosova”, përkundër se pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), ka thënë fjalën e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Këtë falënderim Vuçiq e ka bërë gjatë një takimi me ambasadorin e Iranit në Beograd, Rashid Hasan Pour Baei.
Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3
Shkarkohen 6 zyrtarë të MPB-së që përdornin parkingun e ministrisë për “Re…
Aty pos tjerash është folur për raportet mes Serbisë dhe Iranin, por Vuçiq fokusin e kishte te mos njohja e Kosovës.
“Edhe një herë përcolli mirënjohjen time të sinqertë për samitin shtetëror në Teheran dhe Presidentit Raisi për mbështetjen parimore për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në institucionet ndërkombëtare me këtë rast”, ka shkruar Vuçiq.
Irani është një nga shtetet që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. /Gazeta Express












