Sot në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe provinciale, si dhe zgjedhjet për këshilltarë në Beograd, Kragujevc dhe 63 vende të tjera, ndërsa qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 7 të mëngjesit, u mbyllën në orën 20:00.
Dhe si duket presidenti i tanishëm Aleksandër Vuçiq dhe partia e tij SNS kanë pësuar një disfatë të madhe kur bëhet fjalë për votimin për kryetar të Beogradit.
Pexha Mitroviç nga koalicioni “ Serbia kundër dhunës”, tha se të gjitha gjasat janë që ata do të fitojnë në Beograd , sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar u rrit në këtë proces zgjedhor. “Gjithashtu, në vendet ku SNS fitoi vitin e kaluar, pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar,” tha ai.












