Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar një tur dy-ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se ‘Procesi i Berlinit’ ka rëndësi të madhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kelmendi tha se vetë deklarata e zotit Rama tregon se i njëjti ka hequr dorë nga ‘Open Ballkan’.
Ai shtoi se Vuçiq me kundërpërgjigjen e tij “pa biseduar kokë me kokë me kryeministrin Rama nuk besoi se ai ka hequr dore nga ‘Ballkani i Hapur’ është një ‘kërcënim’ për Edi Ramën.
“Procesi i Berlinit ka rendësi të madhe per gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor. Edi Rama deklaroi se tani me nuk kemi nevojë për ‘Ballkanin e Hapur’ si subjekt, ai e kryer detyrën e përcaktuar. Kjo deklaratë tregon se shteti shqiptar më nuk është anëtar i ‘Ballkanit te Hapur’.Kundër deklaratës se Edi Ramës, krimineli Vuciq tha se nuk beson që kryeministri i Shqipërisë ka hequr dorë nga kjo nismë. Vuçiq deklaroi se “pa biseduar kokë me kokë me kryeministrin Rama nuk besoi se ai ka hequr dorë nga ‘Ballkani i Hapur.’ Deklarata e Vuçiq mund të merret si “kercenim”, kur të kemi parasysh se si dhe kush ishin shkaktaret a subjektet fizike qe e derguan Edi Ramën fillimisht ne Beograf dhe si u formua Ballkanit i Hapur. Mirëpo më qartë se deklarata e Edi Ramës për ‘Ballkanin e Hapur’ nuk ka ku shkon. E rrezikshme është deklarata e Vuciq per Edi Ramën. Nuk është ketu cështja se Vuçiq nuk beson se Edi Rama u largua nga Ballkani i Hapur, përkundrazi ndoshta Vuciq ka dicka tjeter ne posedim. Me atë do të provokoj Ramën dhe ta detyroje në tërheqje” tha Kelmendi.
Kelmendi tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se ‘Procesi i Berlinit’ është i vetmi mekanizëm qe i lidh shtetet e këtij rajoni.
“Ne turneun e zotit Rama nëpër 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor tregon se ‘Procesi i Berlinit’ është i vetmi mekanizëm që i lidhe shtetet e këtij rajoni. Dhe, kjo është diçka shumë pozitive, sepse keshtu fiton në peshë ‘Procesi i Berlinit’ dhe arrihet te disa qellime: 1- Bëhet levizja e lirë e qytetareve të Ballkanit Perendimor nëpër keto vende. 2- Krijohet nje levizje e lirë e kapitalit nëpër keto shtete. 3- Bëhen sherbime të lira, jashte ndikimeve nacionale dhe4- Bëhet qarkullimi i lire i mallrave nëpër keto shtete”
Ai tha se moskonfirmimi i takimit nga kryeministri Kurti me Edi Ramën, nuk i shërben sovranitetit të Kosovës.
“Ne këtë ane, ikja nga takimet me Edi Ramen nuk i sherbejnë sovraniterit të shtetit të Kosoves. Mos takimi vetem e komplikon edhe me shume gjendjen në këto anë. Procesi i Berlinit kërkohet të gjejë zbatim në shtetet e Ballkanit Perendimor. Ato janë te arritura të medha dhe shumë domethenëse per paqen dhe kooperimin e ndersjelltë dhe për zhvillimin ekonomik” tha Kelmendi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanit, pritet të zhvillojë një vizitë sot në Kosovës.
Rama pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani ndërsa takimi me kryeministrin Kurti mbetet ende i pakonfirmuar.
Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.
Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.
Kryeministri Edi Rama takimet pritet t’i vazhdojë edhe nesër.
Fillimisht do të ketë takime në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në mesditë më pas ai do të zhvillojë takime në Malin e Zi.
Atje do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe me presidentin Jakov Milatoviq.
E takimet do t’i përmbyll me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nesër në mbrëmje.













