Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, të cilin e ka njoftuar për përshkallëzimin e dhunës dhe, siç ka thënë ai, “diskriminimin e serbëve në veri të Kosovës”.
Vuçiq ka deklaruar se Serbia, “përkundër shkeljes më brutale të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
“Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke kërkuar miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave që do të garantonin sigurinë e serbëve në Kosovë, gjë që është parakusht për çdo bisedë të mëtejshme me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq.












