Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq me Dodikun e oficerë ushtarakë: Gjendja e sigurisë e ndërlikuar për shkak të aleancës Prishtinë-Tiranë-Zabreg, të armatosemi

15/04/2026 - 10:53
në Lajme
A A
Vuçiq me Dodikun e oficerë ushtarakë: Gjendja e sigurisë e ndërlikuar për shkak të aleancës Prishtinë-Tiranë-Zabreg, të armatosemi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq foli për gjendje “më të ndërlikuar” të sigurisë për shkak të, siç thotë, “aleancës” Prishtinë-Tiranë-Zagreb.

Ai ka njoftuar një paketë të gjerë masash për modernizimin dhe robotizimin e ushtrisë serbe, duke përfshirë formimin e njësive me platforma të robotizuara dhe divizioneve të dronëve sulmues me rreze të gjatë, ndërsa ka publikuar disa fotografi nga një takim ku shihen edhe udhëheqësi i partisë qeverisëse në Republika Srpska në Bosnjë, Millorad Dodik dhe oficerë ushtarakë serbë në kazermën “Banjica”.

“Si komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, kam propozuar sot hartimin dhe miratimin e strategjisë së robotizimit, formimin e një njësie të rangut të batalionit të pajisur me platforma të robotizuara, kryerjen e përgatitjeve organizative për formimin e divizioneve dhe batalioneve të dronëve sulmues me rreze të gjatë dhe municionit shëtitës, stërvitjen e njësive speciale zbulimore për përcaktimin e koordinatave të objektivave për drejtimin e zjarrit të artilerisë dhe aviacionit, si dhe pajisjen dhe aftësimin e mëtejshëm për përdorimin e dronëve në njësitë e tjera”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“U kam kërkuar oficerëve që në këtë periudhë revolucionare ndryshimesh në ushtrinë tonë, me entuziazëm të madh dhe përkushtim edhe më të madh, të marrin pjesë në digjitalizimin dhe robotizimin e ushtrisë sonë, si dhe në përdorimin e raketave më të fuqishme dhe më moderne”, shtoi Vuçiq.

Theksi kryesor i postimit të tij ishte te përkeqësimi i situatës së sigurisë në rajon, sipas tij. Vuçiq tha se gjendja është më e ndërlikuar se në fillim të vitit, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me atë që e quajti “aktivitetet e aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”.

“Gjendja e sigurisë është disi më e ndërlikuar sesa në janar, kur iu drejtuam, para së gjithash për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Përcaktimi ynë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin nuk ka ndryshuar, dhe këtë mund ta ruajmë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fortë dhe të fuqishëm”, shkroi ai.

Në ditët në vijim, Vuçiq paralajmëroi nënshkrimin e kontratave “shumë të rëndësishme për furnizimin me mjete armatimi dhe pajisje ushtarake”.

“Na presin vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, në mënyrë që të bëjmë porosi të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën e ardhshme do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka për të cilën kemi folur sot. Do të vazhdojmë të zhvillohemi më tej në të gjitha aspektet. Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me interoperabilitetin më të theksuar dhe me kapacitetet më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë se kaq”, tha ai.

Vuçiq tha se së bashku me Dodikun dhe udhëheqjen në RS po i shqyrtojnë “rreziqet e mundshme për sigurinë e vendit”. Ai tha se po e shqyrtojnë edhe “gjendjen e fuqisë sonë ushtarake, mbrojtjen dhe kapacitetet që planifikojmë t’i blejmë për t’i përmirësuar më tej këto aftësi”.

JU REKOMANDOJMË

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate

Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate
18/10/2026 - 17:43

Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku. Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se...

Më shumëDetails

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin

Apeli i krerëve fetarë në Shqipëri pas takimit me presidentin: Qytetarët të dëgjohen, zgjidhni dialogun mbi konfliktin
18/10/2026 - 17:32

Pas takimit gjatë ditës së sotme me presidentin Bajram Begaj, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë kanë dalë më një deklaratë të përbashkët për situatën aktuale me protestat...

Më shumëDetails

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë
18/10/2026 - 17:13

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për...

Më shumëDetails

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)

Momenti kur protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së në Tiranë (Pamje)
18/10/2026 - 16:53

Është përshkallëzuar protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj. Protestuesit kanë hedhur gurë drejt selisë së Partisë Socialiste me ç’rast kanë thyer xhamat. Ndërkohë Policia ka...

Më shumëDetails

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij

Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn: E zhdukën fizikisht, por jo veprën dhe idealin e tij
18/10/2026 - 16:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj. Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën...

Më shumëDetails

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë
18/10/2026 - 15:37

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të dyshuar për kontrabandim të barnave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Vlera e ilaçeve dhe produkteve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë