
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se e ka parë letrën e 56 deputetëve dhe se “është krenar” që e fajësojnë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të popullit serb në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, i cili tha të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiq tha se e kishte parë letrën në të cilën ishte sulmuar personalisht dhe në të cilën ishte fajësuar “për ndihmën e popullit të Republikës Srpska”.
“Unë po bëj probleme në Kosovë sepse nuk e njoh pavarësinë. Mediat thonë se letra është kundër Vuçiqit, por mua më drejtohet vetëm formalisht dhe në thelb është kundër Serbisë. Unë jam fajtor që nuk e kam njohur pavarësinë e Kosovës dhe kështu kam shkaktuar destabilitet dhe probleme, ka thënë Vuçiq.










