Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq: Sapo pata një bisedë të përzemërt me Trump

10/11/2024 - 22:49
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçiq: Sapo pata një bisedë të përzemërt me Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq në Instagram.

Vuçiq ishte ndër liderët e parë botërorë që e uruan Trumpin për fitoren. Presidenti serb madje ia uroi atij kthimin në Shtëpinë e Bardhë ende pa u bërë e ditur zyrtarisht rezultatet.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.

Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar.

Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre – por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Operacioni “Vera 2026” – Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Operacioni “Vera 2026” – Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
04/08/2026 - 09:03

Hetuesit e narkotikëve të stacionit policor në Shtime, gjatë zbatimit të planit operativ “Vera 2026” dhe vëzhgimit të zonave të dyshuara, në fshatin Gllavicë kanë ndaluar për kontroll...

Më shumëDetails

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
04/08/2026 - 08:42

Pika Kufitare e Morinit po përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në ditët e para të muajit gusht. Jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në...

Më shumëDetails

Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit nga Suhareka

Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit nga Suhareka
04/08/2026 - 08:35

Një aksident i rëndë në komunikacion i mori jetën Fatijon Gurit, të riut nga fshati Gelancë i Suharekës. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Meha: LVV po luan, bën oferta e më pas fajëson!
04/08/2026 - 08:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka shprehur optimizëm se takimi i së martës mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të rezultojë me një marrëveshje politike...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku do të takohen sot

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
04/08/2026 - 08:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
04/08/2026 - 08:00

Mëngjesi i së martës i ka gjetur të qeta pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë deri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë