Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq sfidon NATO-n: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

19/06/2025 - 09:29
në Lajme
A A
Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleksandër Vuçiq nuk po fshihet më. Presidenti i Serbisë konfirmon se po armatoset sepse vendi i tij është i rrethuar nga NATO. Ai vazhdon mesazhet e koduara për sigurinë në Ballkanin Perëndimor edhe pas një takimi që zhvilloi me Sheikun Mohammed bin Zayed në Abu Dabi.

Vuçiq shfrytëzoi vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur për krizën në Lindjen e Mesme ku kërkoi paqe për të mos rritur çmimin e naftës, jo për ndonjë arsye tjetër.

“Shpresoj që diçka të ndodhë në 48 orët e ardhshme dhe se do të arrijmë të ruajmë stabilitetin edhe në vendin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi kërkoi ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht me teknologji ushtarake, pasi siç tha ai, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i tregojë muskujt vendeve fqinje sepse Serbia rrethohet nga NATO”.

“Ne duhet ta forcojmë ushtrinë tonë për të ruajtur paqen, stabilitetin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Sigurisht, duke mos rrezikuar askënd, por për të penguar këdo që do të mendonte se Serbia mund të jetë pre e lehtë në botën e sotme, një botë me paqëndrueshmëri të madhe, dhe do të thoja, me një të nesërme të panjohur”, tha presidenti serb.

Vuçiqi njoftoi se Serbia do të mbajë një paradë të madhe ushtarake në Beograd në mesin e shtatorit.

“Kjo do të jetë diçka që njerëzit në rajon nuk kanë mundur ta shohin deri më tani. Ne do të tregojmë shumë gjëra që shumica e qytetarëve serbë nuk i dinë, të cilat ndërkohë i kemi fituar, prodhuar ose arritur t’i fusim, siç thonë ekspertët, në armatimin e Ushtrisë Serbe”, ka shtuar ai.

Sipas mediave serbe, Vuçiqi i ka folur Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për Kosovën duke i shprehur pretendimet e tij të pabaza për një dhunë kundër serbëve.

JU REKOMANDOJMË

Presidenti kroat: Izraeli udhëhiqet nga një klikë kriminale, dëshiron ta fusë botën në luftë
Lajme

Presidenti kroat: Izraeli udhëhiqet nga një klikë kriminale, dëshiron ta fusë botën në luftë

19/06/2025 - 12:29
Berisha: Më shumë se Albinit që i përshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujt
Lajme

Berisha: Më shumë se Albinit që i përshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujt

19/06/2025 - 12:20
Mehmetaj e zhvesh mjeshtërisht rrenën e zëdhënësit të VV-së për një raport për lajme ‘proruse dhe proserbe’
Lajme

Mehmetaj e zhvesh mjeshtërisht rrenën e zëdhënësit të VV-së për një raport për lajme ‘proruse dhe proserbe’

19/06/2025 - 11:56
Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi
Lajme

Kurti nuk i ndalë cilësimet për “opozitarët” i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi

19/06/2025 - 11:42
Kriza e naftës: Rusia sinjalizon bashkëpunim me SHBA-në dhe Arabinë Saudite për stabilizimin e tregut
Ekonomi

Kriza e naftës: Rusia sinjalizon bashkëpunim me SHBA-në dhe Arabinë Saudite për stabilizimin e tregut

19/06/2025 - 11:23
Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’
Lajme

Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’

19/06/2025 - 11:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

    Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë