Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij në Athinë.
Ai ka theksuar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës, raporton gazeta online Veriu.Info
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë- ka shkruar Vuçiç.
Tutje ai shtoi se miqtë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.











