Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiqi mohon grumbullimin e trupave pranë Kosovës

01/10/2023 - 13:44
në Lajme
A A
Vuçiqi mohon grumbullimin e trupave pranë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar të dielën deklaratat e SHBA-së dhe të tjerave për një ngritje ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, duke u ankuar për një “fushatë gënjeshtrash” kundër vendit të tij pas shkëmbimit të zjarrit një javë më parë, ku u vra një zytar policor dhe tre sulmues serbë, duke nxitur tensionet në Ballkanin e paqëndrueshëm.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim në fillim të kësaj jave për atë që ata thanë se ishte një vendosje e shtuar ushtarake nga kufiri i Serbisë me Kosovën dhe i kërkuan Beogradit të zvogëlojë praninë e trupave atje, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria e Kosovës tha të shtunën se po monitoronte lëvizjet e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme”. Ajo i kërkoi Serbisë që të tërhiqte menjëherë trupat e saj dhe të çmilitarizonte zonën kufitare.

“Një fushatë gënjeshtrash është nisur kundër Serbisë tonë”, është përgjigjur presidenti Aleksandar Vuçiq në një video postim në Instagram.

“Ata kanë gënjyer shumë për praninë e forcave tona ushtarake… Në fakt, ata janë të shqetësuar që Serbia ka atë që ata e përshkruajnë si armë të sofistikuara”.

Kosova ka thënë gjithashtu se po hetonte përfshirjen e mundshme ruse në dhunë. Serbia është aleati kryesor i Rusisë në Evropë dhe Perëndimi ka frikë se Moska mund të përpiqet të ngrehë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të premten se zyrtarët amerikanë po monitoronin një dislokim të madh të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, duke e përshkruar atë si një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe”.

Vuçiq disa herë gjatë muajve të fundit ka ngritur nivelin e gatishmërisë luftarake të trupave serbe në kufirin me Kosovën. Serbia gjithashtu ka përforcuar trupat e saj me armë dhe pajisje të tjera të blera kryesisht nga Rusia dhe Kina.

Nga frika e një destabiliteti më të gjerë ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen, Uashingtoni dhe Brukseli kanë kërkuar të negociojnë një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por të dy palët nuk kanë arritur të zbatojnë një marrëveshje që u arrit së fundmi si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë