Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së, për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Vuçiq ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë dialogu Prishtinë-Beograd, transmeton Klankosova.tv.
“Takim me Miroslav Lajçakun, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq u takua me Lajçakun në një kohë kur tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës u rritën sërish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth targave.













