
Procesi i numërimit të votave për këshillin bashkiak ka përfunduar edhe në Tiranë. Mandatet janë të ndara e mandateve 34 i merr Partia Socialiste.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka marrë 15 mandate. Partia Demokratike e Alibeajt ka marrë 4 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate.
Kurse Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Progresiste L.ZH.K dhe Partia Republikane Shqiptare, kanë marrë secila nga 1 mandat.
Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë për të drejtuar në një mandat të tretë Bashkinë Tiranë. Ai ka thelluar edhe më tej fitoren përballë Belind Këlliçit të BF, me një diferencë mbi 58 mijë vota.











