Lulzim Pacin, Profesorin nga Vushtrria e ka përkrahur edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Idrizi dhe Paci së bashku ishin në një intervistë në T7, ku I pari i Vushtrrisë e ka mbështetur Pacin për vallëzimet që ai ka realizuar dhe po realizon në rrjete sociale, pasi që thotë se nuk është asgjë e keqe dhe e merr me shumë pozitivitet duke potencuar që edhe ai gjatë fushatës zgjedhore kishte kënduar.
Gijthashtu Idrizi thotë se pas një dite me ngarkesë, interpreton me çifteli dhe këndon, ku ia thotë këngës edhe në intervistë.
Duke kënduar Idrizi, profesori Paci e shoqëron me vallëzimet e tij që janë mbështetur nga shumë figura publike e nga e gjithë Kosova.
Për të parë Idrizi duke kënduar mund ta shihni sekuencen nga minuta e 11-të e vidoes në vijim:













