Komuna e Vushtrrisë është bërë komuna e parë në Kosovë që finalizoi dhe miratoi raportin e parë Vlerësimit Vullnetar Lokal (VVL) duke iu bashkuar listës së gjatë të qyteteve, komunave dhe rajoneve të përkushtuara për avancimin e zbatimit të OZHQ-ve në nivel lokal.
Raporti i Vlerësimit Vullnetar Lokal (VVL) është miratuar në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë – produkt i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe UN-Habitat-it në Kosovë, i mbështetur nga Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe UNKT, dhe financuar nga Qeveria e Suedisë.
Meqenëse niveli lokal i Vushtrrisë integron Agjendën 2030 dhe OZHQ-të në kornizën e tyre të planifikimit, ajo ka mundësinë të rishikoj dhe përditësoj qasjet e tyre të planifikimit, me raportin që nxjerr në pah fushat që kërkojnë veprime më të menjëhershme.
Qasja gjithëpërfshirëse shkencore, mësimet e nxjerra nga praktikat më të mira ndërkombëtare, koordinimi i strategjive vendore dhe përfshirja e ekspertëve vendas, shoqërisë civile dhe rinisë në proces janë disa nga karakteristikat që e kanë udhëhequr procesin që nga fillimi i tij deri te miratimi i saj.
Lëvizja globale VVL-së po rritet me një ritëm inkurajues dhe shpresojmë që së shpejti këtë praktikë ta ndjekin edhe komunat e tjera në Kosovë.












