Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në mesnatën e 29 gushtit në Vushtrri, ku një persona ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe motrës së saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar.
Raporti policor:
Vushtrri 29.08.2022 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti në procedurë të rregullt.













