Një person është arrestuar në Vushtrri pasi bashkëshortja e ka raportuar në polici për kanosje verbale ne vrasje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 06.12.2022 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u kanosur verbalisht me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë.












