Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka zgjedhur strukturën e re në mbledhjen që mbajti dje.
VV e Mitrovicës e drejtuar nga Armend Muja ka lënë jashtë kryesisë shumë figura që kanë kontribuar për VV-në.
Nga Kryesia paraprake në kryesinë e re kanë mbetur Alban Uka, Arjeta Fejza e Shefki Beku, përderisa sipas njoftimit të VV-së mësohet se nuk do të jenë pjesë emrat e Kryesisë së vjetër, si: Faruk Mujka, Hysen Muzliukaj, Kreshnik Abazi, Kushtrim Zeneli, Arber Kasa, Edona Bajrami, Skender Avdiu, Shkendije Halimi, Ekrem Hajra e Faton Deliu.
Nga qendra e VV-së në Mitrovicë sot kanë njoftuar për emrat që u zgjedhen në pozicionet drejtuese si dhe delegatët e Këshillit të Përgjithshëm.
Kryesia e Qendrës së Levizjes Vetëvendosje Qendra në Mitrovicë përbëhet si në vijim:
Kryetar: Armend Muja
Nënkryetar i Parë: Alban Uka
Sekretare Organizative: Aida Ferati Doli
Kryesues i Këshillit të Qendrës: Qerim Zeneli
Koordinatore e Nënkomiteteve Profesionale: Valentina Imeri Jetullahu
Kryetare e Grave për VETËVENDOSJE!: Arjeta Fejza
Kryetar i Rinisë për VETËVENDOSJE!: Lorik Hysenaj
Antarë të tjerë të Kryesisë:
Shefki Begu
Ajshe Uka
Nazan Kerveshi
Bajram Istrefi
Delegatët e Qendrës për në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
Kushtrim Zeneli
Festina Musliu
Lorik Hysenaj












