
Qendra e LVV në Prishtinë ka organizuar koktej me rastin për të shënuar hapjen e procesit më të rëndësishëm për demokracinë e organizatës sonë, zgjedhjeve të brendshme, transmeton Veriu.info
Njoftimi i VV-së:
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, mbrëmë ka organizuar një koktej me anëtarë e aktivistë për të shënuar hapjen e procesit më të rëndësishëm për demokracinë e organizatës sonë, zgjedhjeve të brendshme.
Ky proces dinamik për organizatën është garanca e ruajtjes së vitalitetit organizativ në kohën kur radhët tona janë shtuar shumë. Si Qendër e theksuam edhe njëherë rëndësinë e përfshirjes të të gjithë anëtarëve në këtë proces sepse vetëm nëpërmjet gares përmbajtësore merr kuptim procesi zgjedhor.











