Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV e ulë në rreshtin e fundit, çfarë do të ndodhë tash me Haki Abazin?

04/05/2023 - 13:43
në Kryesore, Lajme
A A
VV e ulë në rreshtin e fundit, çfarë do të ndodhë tash me Haki Abazin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje nuk është në ditët më të mira, si shumicë, me numrat që i ka në Kuvend, për shkak të mospajtimeve me deputetët e vetë. Megjithatë, duket se raportet me deputetin e revoltuar, Haki Abazin, nuk mund të riparoheshin. Partia e përjashtoi atë nga grupi.

Prej kohësh me qëndrime ndryshe prej partisë, deputeti Haki Abazi sot është ulur në një vend të ndryshëm prej deputetëve të LV-së. Partia e ka përjashtuar dje dhe i është zënë ulësja e tij e zakonshme në Kuvend.

Sot, Abazi është parë pranë një deputeti tjetër “të pabindur” të LV-së, Fatmir Humollit. Të dy gjenden në një ulëse në fund, pas Grupit Parlamentar të AAK-së.

Ky duket të jetë fundi i lidhjes së shkurtër mes deputetit dhe LV-së, e cila filloi vrullshëm me Abazin që mori pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e partë dhe Albin Kurtit dhe nisi të prishej me formimin e Qeverisë Kurti II. Deri tash, nuk dihet se si do të vazhdojë rruga politike e Abazit.

Me marrjen e pushtetit, brenda LV-së kanë shpërthyer pakënaqësitë. Me ankesa dhe akuza për dy-tre njerëz në maje të partisë, ishin shënuar edhe zgjedhjet e brendshme që LV-ja i mbajti vitin e kaluar.

Deputeti Abazi vazhdimisht ka akuzuar shefen e GP-së së LV-së, Mimoza Kusarin dhe Dejona Mihajlin, që zyrtarisht mban pozitën e Kordinatores së Komiteteve, për kontroll të deputetëve dhe të partisë, bashkë me Kurtin në krye.

Dje, kur u tha nga Kusari se ai është përjashtuar nga grupi, Abazi akuzoi partinë se kishin dashur ta orkestronin një përplasje fizike mes tij dhe deputetit Sali Zyba, ashtu që të mbulohen zhvillimet në Bruksel të një nate më parë, ku Kurti u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perëndimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e përplasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues dhe veprim fëmijësh”, ka shkruar të mërkurën Abazi.

Vetëvendosje është akuzuar ngjashëm nga një akter krejt tjetër prej Abazit. Dardan Krasniqi, kunati i Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe aktivist shumëvjeçar i LV-së, pas largimit nga Kosova, ka sulmuar me emër, një nga një, eksponentë të partisë.

Krasniqi e ka nisur shkrimin me ngjarjen e djeshme në Kuvend, për të cilin foli Abazi.

“Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohët sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj! E tjerash skena e skenari i djeshëm në kuvend ishte për marre! Marrja askë se ka mbytë!”, ka shkruar aktivisti i LV-së.

Krasniqi ka akuzuar partinë për afrimin e “fashistëve” dhe “pakurrizorëve”.

“Ju duhët të reflektoni për vetën tuaj, për sakrificën e Astrit Deharit, për shpresën e Kosovës, përpara se me ra në humnerë të thellë! Tërë jetën do të mbesë me lëvizjën po jo me pakurrizor e fashista! Borxh ja kam jetën atij vendi dhe është pak, por jo më edhe asnjë pikë ndjersë për të pabesë bukëpëmbysës e njerzë pa parime e ideale!”, shkroi ai.

Ndërkaq, Hakin Abazi dhe Fatmir Humolli nuk janë deputetët e vetëm që kanë shprehur qëndrime të ndryshme me partinë dhe janë deklaruar publikisht kundër disa vendimeve të Qeverisë.

LV-ja ka pasur krisje edhe me grupin e deputetëve me bindje të shprehura fetare për shkak të draft-Kodit Civil, në të cilin përfshihet edhe një nen që i hap rrugë rregullimit të bashkësive civile të gjinisë së njëjtë. Një numër më i madh i deputetëve nuk pranuar ta japin votën pro, siç e kërkonin Kurti dhe Kusari, por më të zëshmit ishin Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Gramos Agusholli. Rrahmani tutje ishte prononcuar edhe për tema të tjera, me vërejtje për Qeverinë Kurti.

Por, duket se Kurti dhe Kusari u angazhuan që t’i rregullojnë raportet me grupin e deputetëve që përshkruhe si konservatorë. Ata sivjet morën pjesë në iftarin e organizuar nga ta dhe u panë afër me deputetët e pabindur.

LV momentalisht ka 57 deputetë në Grupin e saj Parlamentar, duke përfshirë edhe Fatmir Humollin. Nga LV-ja janë larguar Doarsa Kica – Xhelili, që i është bashkuar LDK-së dhe është përjashtuar Abazi, që s’ka grup parlamentar. Në ditën e votimit të Qeverisë Kurti I, LV-së i është bashkuar deputetja Adelina Grainca, që mandatin e fitoi si kandidate e PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë