Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV ia beson kandidaturën për kryetar të Fushë Kosovës njeriut që kritikonte minatorët e Trepçës

08/06/2025 - 17:32
në Kryesore, Lajme
A A
VV ia beson kandidaturën për kryetar të Fushë Kosovës njeriut që kritikonte minatorët e Trepçës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Valon Prebreza do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen këtë vit.

Në njoftimin e LVV’së në ‘Facebook’, qeverisja aktuale e Burim Berishës vlerësohet si “katrahurë” dhe “katastrofale”, teksa s’lihet pa u dhënë edhe zotimet e para.

“Katrahurës së madhe të shkaktuar nga keqqeverisja e deritanishme lokale në Fushë Kosovë do t’i përgjigjemi me alternativën më të mirë qeverisëse për këtë komunë. Valon Prebreza dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! janë zgjidhja për përmirësimin e jetesës për qytetarët në Fushë Kosovë.

Frymën e investimeve të Qeverisë Qendrore, të cilat kanë zgjidhur probleme dhjetëra vjeçare për lagjet e fshatrat e Fushë Kosovës, siç është rrjeti i ujësjellësit në disa fshatra dhe projekte të tjera, do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Valon Prebreza është udhëheqës i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

Prebreza kishte akuzuar për keqmenaxhim tek shoqëria aksionare e Trepçës. Ai në një komision gjatë kohës sa grevohej nga minatorët e Trepçës akuzonte këta të fundit se po takohen jo-zyrtarisht me opozitën.

“Nuk më takon mua me hy në debat politik mirëpo do të thuhet e vërteta. Z. Lekaj e tha një të pavërtetë të madhe, që ministrja ndodhet në Kosovë. Nuk është në Kosovë, është jashtë, në udhëtim zyrtar kështu që ju garantoj për këtë pjesë. Ndërsa, në takimet me sindikatën unë kam qenë i autorizuar me u taku me sindikatën”, deklaronte ai.

“Mos ndërhyj se nuk të ndërhyva… Zotni, duhet të thuhet e vërteta, prandaj po ju dhemb. Ka keqpërdorim, ka keqmeanxhim që 20 vite tek Trepça. Pikërisht politika duhet mu hjekë prej sindikatës dhe Trepçës, prandaj këtë po ua kërkoj. S’është ka ju tutet kërkush. Z. Kryetar, e vërteta po ju dhemb. Po më duket edhe u binda se ju keni takime jashtë zyrtare me njerëz që janë tu i majtë në minierë aty. Po jo bre se s’dal jashtë”, deklaronte Prebreza, i cili ishte përjashtuar nga ky komision.

Prebreza u bë i famshëm për mos-publikim të CV-së së tij gjatë kohës së emërimit. Përkundër insistimit të mediave që, përmes kërkesës në qasje të dokumenteve publike të kihet qasje në CV-në e Prebrezës, Ministria e Ekonomisë vendosi ta fshehë atë.

Për këtë çështje patën reaguar edhe nga Instituti GAP. Drejtori ekzekutiv i institutit e pati cilësuar si “punësim politik” angazhimin e Prebrezes si shef njësie për mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike.

“Ndonëse në programin elektoral të vitit 2021 VV e trajtojnte drejtë problemin tek ndërmarrjet publike: “Qeveria jonë do të kujdeset që menjëherë të vazhdojmë me procesin e departizimit dhe normalizimit të punës në ndërmarrjet publike aq të goditura si nga pandemia ashtu edhe nga keqmenaxhimi, partizimi e zhvatja e dy dekadave të fundit.” Tani, në 2023, në mundësinë e parë për të emëruar ndonjë profesionist/e në pozitën më kyçe në raport me ndërmarrjet publike, atë të udhëheqësit/es së Njësisë për ndërmarrjet publike (NjPMNP-së), qeveria dhe ministrja Rizvanolli zgjedhin ta emërojnë aty një aktivist/anëtar të VV-së. Një person që nuk ka as CV publike, e lërë më të njihet në publik si ekspert i kësaj fushe!”, pati shkruar ai në ‘Facebook’.

JU REKOMANDOJMË

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni
25/03/2026 - 14:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sëmundjet kronike jo-ngjitëse, përfshirë hipertensionin, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën
25/03/2026 - 13:56

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht kohën. Ai, ka thënë se ka bërë një hulumtim për energjinë elektrike...

Më shumëDetails

Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë

Agjencia për parandalimin e Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
25/03/2026 - 13:47

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri më sot, mbi 37 për qind e zyrtarëve publikë kanë përfunduar deklarimin e pasurisë për vitin 2025. Ndërkohë, mbi...

Më shumëDetails

Haxhiu: Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje

Masa e përkohshme nga Kushtetuesja, Haxhiu tregon se çfarë agiendë kanë pranuar nga Qeveria por s’po mund ta trajtojnë
25/03/2026 - 13:39

“Do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që...

Më shumëDetails

Komuna e Mitrovicës vendos të heqë billbordet e Thaçit e Veselit, pengohen nga disa qytetarë – ndërhyn policia

Komuna e Mitrovicës vendos të heqë billbordet e Thaçit e Veselit, pengohen nga disa qytetarë – ndërhyn policia
25/03/2026 - 13:35

Media lokale “Mitropol” ka raportuar për një incident të ndodhur në Komunën e Mitrovicës, lidhur me largimin e disa billbordeve në hapësira publike. Sipas këtij mediumi, komuna e...

Më shumëDetails

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln
25/03/2026 - 13:25

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën me sukses aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Sipas IRNA-s, komandanti i Marinës Iraniane,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë