Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja merr 2 milionë euro të hyra, partitë opozitare nën 700 mijë: Çka thotë raporti i KQZ-së për financat e partive?

14/04/2023 - 13:08
në Lajme
A A
Kurti ia gjen një vend ish -shefit të AKK’së në bordin e Trainkos’it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sotraportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2022.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, ato mund të pësojnë ndryshime.

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Sipas këtyre të dhënave, të hyrat e partisë në pushtet janë dukshëm më të larta se sa të partive të tjera. Veç VV-ja kap shifra milionëshe. Ajo që bie në sy është edhe raporti për partinë që bashkëqeverisë me VV-në, pra Lista Guxo, e cila në secilën tabelë, ka shifrat 0.00.

Të hyrat e VV-së
Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 2 milionë e 52 mijë e 868 euro.

Raporti tregon se Vetëvendosje nga këto para ka shpenzuar 1 milion e 308 mijë e 147 euro.

Vetëm për paga e kompenzime, partisë së Kurtit i shkuan 703 mijë e 689 euro.

VV-ja shumicën e të ardhurave i siguron nga buxheti i shtetit. 1,990,225 euro gjithësej. Ndërsa donacione dhe kontribute në të holla, VV ka marrë 29 mijë e 943 euro.

Nga kjo del se Vetëvendosjes për këtë vit i kanë tepruar 744 mijë e 721 euro.

Të hyrat e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij raportit, gjatë vitit 2022 ka pasur 673 mijë e 710 euro të hyra. Nga këto, PDK ka shpenzuar 612 mijë e 638 euro.

Partia më e madhe opozitare nga buxheti ka përfituar 660 mijë e 538 euro, ndërsa donacione dhe kontribute në të holla ka marrë veç 1 mijë euro

Paga dhe kompenzimet brenda PDK-së, sipas këtij raporti, kapin shifrën e 456 mijë e 315 euro.

Nga të gjitha të hyrat e shpenzimet del se partia e Memli Krasniqit ka dalë në “plus” për 61 mijë e 71 euro.

Të hyrat e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 526 mijë e 200 euro thotë raporti. Ndërkohë, partia më e vjetër në vend, ka shpenzuar 428 mijë e 524 euro.

Prej buxhetit, Lidhja Demokratike, ka përfituar 525 mijë e 200 euro. Donacione sikurse PDK-ja edhe LDK, ka përfituar veç 1 mijë euro.

LDK-së, 282 mijë e 402 euro i shkojnë për paga dhe kompenzime. Në bazë të këtyre të dhënave del se “partia e ekonomistëve” ka kursyer 97 mijë e 675 euro.

Të hyrat e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë vitit 2022 sipas raportit ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra.

Partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar 219 mijë e 370 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të gjitha të hyrat i ka nga buxheti. Nuk ka as edhe një euro nga donacionet dhe kontributet në të holla.

126 mijë e 752 euro AAK paguan për paga e kompenzime.

Nga këto të dhëna del se partia e tretë opozitare, për vitin 2022 ka pasur suficit prej 60 mijë e 329 euro.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë