Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur një tubim në qytetin e Pejës, ku shihet numër i madh i pjesëmarresëve.
“Nga Peja, lulja e Dukagjinit, në udhëtimin tonë të përbashkët për 500 mijë zemra në numrin 118”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Peja njihet si qytet ku deri më tash ka mbështetur vazhdimisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në këto zgjedhje është kandidat për deputet nga LDK-ja.
Por nga pamjet e tubimit të VV-së shihet se në Pejë Vetëvendosje tashmë gëzon përkrahje më të madhe se sa LDK me në krye Gazmend Muhaxherin e kësaj komune