Vetëvendosja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun si e propozuar e tyre për Kryetare të Kuvendit. Faton Peci, deputet i Vetëvendosjes, tha se kjo për arsye të realizimit, sipas tij, “të vullnetit të plotë” të partive tjera politike.
“Është e rëndësishme vullnet i i plotë i gjithësecilit, dhe kjo votimi i fshehtë. Ajo që dihet deri sot, siç ka thënë Kurit, kryeaparlamentari i takon Vetëvendosjes…është e definume me Kushtetutë”, tha ai para gazetarëve.
“Sa i përket emrit çështja është se nuk është problem emri. Partitë politike, si Hykmete Bajrami, kanë thënë se nuk e votojnë askënd na VV”, shtoi ai.