Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video përmes të cilës ka tentuar ta rregullojë imazhin e Qeverisë Kurti duke thënë se tashmë ka ndryshuar puna në gjithë sektorët.
Sipas kësaj video, puna ka ndërruar edhe në shërbimin e jashtëm, ku thuhet në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tashmë nuk emërohen ambasadorë në bazë të lidhjeve familjare dhe se s’ka më raste të skandaleve me rrahje e trafik narkotikësh, aksidente në gjendje të dehur e rrahje.
Megjithatë partia në pushtet në këtë video ka fshehur një prej skandaleve më të mëdha ë diplomacisë kosovare, rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili mbushi faqet e mediave sllovene si i dyshuar për përfshirje në shpëlarje parash, shuma e cila është raportuar në mediat sllovene është 600 mijë euro.
Vetë Berishaj i ka mohuar raportimet e tilla, derisa institucionet e Kosovës s’kanë ndërmarrë asnjë hap që do të çonte në shkarkimin nga detyra të ambasadorit deri në sqarimin e situatës.












