Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Weber: Kurti në pozicion “lose-lose” po bën gabime, Perëndimi po e pranon se me qasjen aktuale dialogu po dështon

20/09/2023 - 14:54
në Lajme
A A
Weber: Kurti në pozicion “lose-lose” po bën gabime, Perëndimi po e pranon se me qasjen aktuale dialogu po dështon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor dhe eksperti i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për takimin e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb, Aleksander Vuçiq. Weber ka thënë se prapa dyerve të mbyllura, zyrtarë perëndimorë, po e pranojnë gjithnjë e më shumë se procesi i dialogut me qasjen aktuale dhe Marrëveshja Themelore janë duke dështuar.

Ai thotë se ky proces dialogu me synim arritjen e një zgjidhje të ndërmjetme në vend të një marrëveshje finale, shihej qysh në fillim që do të dështonte. Sipas Weber dështimin e vulosi përfundimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, kur nga Ohri e deklaroi si sukses atë që Weber e cilëson si “dokument kryesisht bosh”.

“Në fakt, i gjithë procesi, me këtë qasje që synon një hap të ndërmjetësim në vend të një hapi me marrëveshje finale dhe  gjithëpërfshirëse, bazuar në zbutjen e Beogradit, ishte i dënuar të dështonte që nga fillimi i tij në gusht të vitit të kaluar, fati i tij u vendos përfundimisht kur Borell në Ohër vendosi të deklarojë si sukses një dokument kryesisht bosh”, ka thënë eksperti gjerman për Express.

Tutje eksperti i DPC-së thotë se ajo çfarë aktualisht është duke ndodhur në negociata, është se Kosova dhe Serbia janë duke u sjellë me qëllimin që Marrëveshja mos implementohet kurrë dhe se sytë i kanë tek zgjedhjet e reja në Bashkim Evropian, më konkretisht tek përfundimi i mandatit të Borell dhe Lajcak.

Këtë Weber e argumenton duke thënë se Kosova, me të drejtë dhe fatkeqësisht, nuk i beson mjaftueshëm procesit dhe Perëndimit, për të qenë e gatshme të bëjë kompromiset që i kërkohen.

Weber thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, e gjen veten në një pozicion „ëin-ëin“, meqë sipas tij Perëndimit ka zgjedhur vazhdimin e politikës së butë ndaj Serbisë, në vend që të përdorte mundësinë që iu dha nga lufta në Ukrainë për një kthesë strategjike të Serbisë  duke i bërë presion Beogradit në të gjitha tri frontet, atë të balancimit gjeopolitik në mes të Lindjes dhe Perëndimit, Kosovës dhe demokracisë.

Bodo Weber thotë se kjo i krijon pozitë të favorshme Vuçiqit me qendrat Perëndimore dhe me Qeverinë Kurti “duke u siguruar që faji për dështimin e procesit t’i vihet Prishtinës, jo Beogradit”

Eksperti i DPC-së thekson se aspekti tjetër dhe treguesi i dështimit të fazës aktuale të dialogut është fakti se asnjëherë në historinë e gjatë të dekadës së dialogut s’ka ndodhur negociatat për një marrëveshje dhe nënshkrimi i marrëveshjes, të shoqërohet me përkeqësimin e situatës në terren, eskalim në veri në vend të de-eskalimit.

“Pra kur kjo iniciativë aktuale do të dështoj përfundimisht, s’do të ketë rezultat status-quo si më herët, por në fakt regres për veriun, statusin e serbëve të Kosovës në Kosovë dhe raportet në mes të komunitetit serb Kosovë me autoritetet në Prishtinë”, ka thënë Weber për Express.

Ai potencon se situata në Veri është më e keqe se para nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 2013.

“Edhe më dramatike, me Perëndimin që nuk e pengoi Vuçiqin nëntorin e kaluar që të urdhëronte policët, gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri të largohen nga institucionet e Kosovës, ne kemi një situatë më të keqe se para nënshkrimit të marrëveshjes së prillit 2013”, ka theksuar Weber duke shtuar se atëherë të paktën kishte policë dhe gjyqtarë që kryenin punën e tyre, derisa tani është një vakum total institucional sa i përket sundimit të ligjit.

Eksperti gjerman thotë se ata që e kanë pësuar më së shumti dështimin e dialogut që nga viti 2015 janë serbët e Kosovës, kur ata fillimisht janë projektuar si përfituesit kryesor të dialogut.

“Asgjë nuk e simbolizon këtë dinamikë të mërzitshme më shumë se sa çështja e Asociacionit. Që nga viti 2014, dhe veçanërisht në negociatat aktuale, çështja është reduktuar në “përmbushje të obligimeve” dhe “implementim”, totalisht pa asnjë substancë. Duhet rikujtuar se Asociacioni fillimisht u prezantuar në vitin 2013 si mjet për integrimin e serbëve të veriut të Kosovës brenda shtetit dhe shoqërisë kosovare, si dhe, edhe më e harruar, Perëndimi në vitin 2013 lejoi Beogradin të krijojë Listën Serbe si një mjet të integrimit”, ka potencuar Bodo Weber.

Njohësi i rrethanave politike dhe procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në këtë intervistë për Express tutje potencon se qasja konstruktive “e paqartë” e Brukselit përgjatë viteve 2013-15 dhe shtyrja e adresimit të karakterit dhe funksionimit të Asociacionit, pa pasur kurrë një strategji afatgjate për dialog, ka bërë që tema e Asociacionit të degjenerohet në një “fetish pa substancë”.

Ai thotë se në historinë e dialogut asnjëherë s’ka pasur më shumë fokus në Asociacion sesa sot dhe se diskutimi asnjëherë s’ka qenë më larg nga thelbi, e që janë nevojat dhe interesat e vërteta të serbëve të Kosovës si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Weber thotë se edhe për më keq, Qeveria Kurti dhe ekipi i tij janë “trimëruar në pikëpamjet e tyre dogmatike dhe qasjen ndaj serbëve të Kosovës, veçanërisht në veri”, nga synimi që Perëndimi ta fus Kurtin në një qosh bashkë me “iniciativën e tij të keq projektuar”.

Integrimi i serbëve, Weber thotë se vetëm me përkrahjen e Perëndimit dhe përmes Beogradit, por shton se përderisa Perëndimit i mungon një politikë konsistente, një gjë e tillë s’do të ndodh.

“Mbetet një fakt i dhimbshëm se komuniteti serb në Kosovë, veçanërisht në veri të Ibrit, vazhdon të jetojë në një zonë të errët në dhe në mes dy shteteve – Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të thotë se përfundimi i integrimit në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës mund të ndodhë vetëm me mbështetjen e Perëndimit dhe nëpërmjet Beogradit, d.m.th përderisa Perëndimit i mungon një politikë konsistente e dialogut, nuk do të ndodhë”, shprehet Bodo Weber.

Ndërkohë thotë se provat e Kurtit përmes veprimeve të njëanshme, të mbështetura në “narrativen e rreme të sundimit të ligjit” dhe me njësitë speciale mund të çojnë vetëm në integrim të territorit pa popullatë.

“Provimi i tij përmes veprimeve të njëanshme siç bën Prishtina aktualisht, të mbështetur nga një lloj narrative strikte (të rreme) të sundimit të ligjit, me ndihmën e policisë speciale, mund të çojë vetëm në integrimin e territorit – pa popullatë”, potencon eksperti gjerman.

Lidhur me gjuhën e ashpër të kryeministrit Albin Kurti të përdorur ndaj emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, Weber thotë se ajo është reflektim i i një raporti të thyer thellë në mes të Kurtit dhe negociatorëve.

Ai tutje shton se derisa Kosova është vënë në një pozicion ‘lose-lose” nga Perëndimi, Berlini, Parisi, Uashingtoni dhe Brukseli, Qeveria Kurti në shumë aspekte po vepron në mënyrë kundërproduktive ndaj interesave të vet, të Kosovës dhe pozicionit të vet në negociata.

Weber thotë se në këtë mënyrë Kurti ka ndihmuar qendrat Perëndimore për të bindur veten e tyre se problemi aktual qëndron në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë e ka bërë pozicionin e Vuçiqit edhe më të rehatshëm.

“Duke vepruar kështu ai de-facto ka asistuar negociatorët dhe ka shtyrë kryeqytetet Perëndimor të bindin veten e tyre se Prishtina është problemi kryesor në nismën aktuale, dhe jo vetë iniciativa (dhe Beogradi), dhe e ka bërë pozicionin e Vuçiqit edhe më të favorshëm”, potencon Weber.

Në fund, Weber thotë se s’është i sigurt nëse rreptësia e fundit e kryeministrit Albin Kurti kundër emisarit Lajcak deh BE-së mund të jetë përgatitje për zgjedhje të reja. Ai thotë e ajo që vënë re është se edhe opozita në mënyrë intime mendon njejtë për dyshimet e Kurtit për qasjen aktuale të dialogut dhe përformancën e BE-së dhe SHBA-së, por shton se ata s’mund ta thonë një gjë të tillë publikisht meqë “Kosova e vogël nuk mund të përballojë të kundërshtojë hapur SHBA-në. .”.

“Kjo situatë në mënyrë tronditëse më kujton performancën e elitave politike të Kosovës gjatë periudhës së çmendurisë së shkëmbimit të tokave Mogherini-Grenell-Thaci-Vuçiq. Gjë që tregon se qasja aktuale e dialogut po ka ndikim të dëmshëm edhe në politikën e brendshme të Kosovës, demokracinë e brendshme”, ka përfunduar Bodo Weber./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë