Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhavit Haliti: Nuk mendoj se hapja e Urës së Ibrit do të rrezikojë paqen në veri

06/09/2024 - 17:33
në Lajme
A A
Haliti: NATO shtoi trupat për Kurtin e Vuçiqin, jo për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë për Front Online se Lajçak vjen në Kosovë për të kryer detyrën e tij si përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe për të kërkuar vazhdimin e dialogut.

Ai ka përmendur shembuj të suksesshëm të ndarjes të vendeve, si Çekia dhe Sllovakia, për të ilustruar se si ndarjet dhe zgjidhjet mund të arrihen nëpërmjet dialogut dhe negociatave pa ndodhur konflikte të mëdha.

Haliti ka shprehur besimin se Kosova dhe Serbia duhet të mësojnë nga këto shembuj dhe të zgjidhin problemet e tyre në tavolinën e bisedimeve, ashtu siç janë bërë edhe në raste të tjera.

“Miroslav Lajçak vjen të kryejë detyrën e tij ,ai vjen si i dërguari i Bashkimit Evropian që të kërkojë vazhdimin e dialogut, Lajçak vjen nga një vend me përvojë të jashtëzakonshme edhe në procese të cilat i kemi ne me Serbinë e them këtë sepse Çekia me Sllovakinë janë shembuj për të gjithë botën se si janë ndarë në tavolinë , pa luftë , pa tensione të mëdha , gjithçka ka funksionuar në tavolinën e bisedimeve”, tha Haliti.

Ai ka theksuar se mbyllja e kufijve nuk është shqetësuese për ekonominë e Kosovës, pasi kjo e fundit ka rrugë të tjera për të siguruar lidhjet e saj ndërkombëtare.

“Sa i përket mbylljes së kufijve unë nuk jam aspak i shqetësuar sepse Kosova nuk ka asnjë interes nga Kufijtë me Serbinë, ekonomia e Kosovës nuk është fare e rrezikuar nga kjo mbyllje e kufijve , ajo nuk është e bllokuar sepse Kosova ka dalje përmes shteteve tjera fqinje Mbyllja e kufijve e dëmton realisht ekonominë e Serbisë “,u shpreh Haliti.

Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Haliti ka shprehur mendimin se kjo duhet të bëhet pa tensione dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

Ai ka kritikuar politizimin e çështjes nga qeveria e Kosovës, duke sugjeruar se është e nevojshme që dy kryetarët e komunave përkatëse të bisedojnë dhe të arrijnë një marrëveshje për hapjen e urës në mënyrë që të evitohen tensionet dhe të sigurohet një zgjidhje pa probleme.

‘’Sa i përket deklaratë së Lajçak se ua duhet te hapet por ne koordinim me aleate, por do ta quaja gabim politizimin kaq të madh që e ka bërë qeveria e Kosovës të kësaj ure , sepse është dashur të bëhen bashkë dy kryetarët e Mitrovicës pa tension, të bisedonin të bënin një marrëveshje që ura e Ibrit të jetë e qarkullueshme dhe po besoj që s’do të kishte asnjë problem, politizimi është bërë duke u përpjekur që qeveria të tregojë veten më të fortë se KFOR-i’’, tha Haliti.

Në përfundim, Haliti beson se hapja e Urës së Ibrit nuk do të rrezikojë paqen në veri dhe që ajo duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet dhe koordinimin me ndërkombëtarët për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët e përfshira.

‘’Unë besoj se hapja e urën nuk do të rrezikonte paqen në veri , ajo është urë që ne ia dhamë statusin e një ure politike e cila gjoja paska një rëndësi strategjike për bisedimet dhe meqenëse ne e kem i bërë kaq të madhe atëherë duhet pritur që të bëhet marrëveshje me ndërkombëtarët ‘’, u shpreh Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë