Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhelal Sveçla siguron kontejnerët për zgjedhjet në Veri, por jo edhe tualetet fushore, KQZ-ja në kërkim urgjent të tyre

18/04/2023 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
Xhelal Sveçla siguron kontejnerët për zgjedhjet në Veri, por jo edhe tualetet fushore, KQZ-ja në kërkim urgjent të tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka marrë përsipër të bëjë sigurimin e kontejnerëve që do të vendosen në pika të ndryshme në Veriun e Kosovës, ku ditën e dielë do të mbahen zgjedhjet.

Gazeta Blic mëson nga burime të saja se sigurimi i kontejnerëve është marrë përsipër nga ky dikaster që drejtohet nga Sveçla.

Por, MPB nuk ka marrë përsipër që t’i sigurojë edhe pajisjet tjera përcjellëse që duhen për një kontenjer.

Sveçla i ka lënë kontenjerët e zgjedhjeve pa tualete fushore që janë të nevojshme të vendosen në afërsi të qendrave alternative të votimit.

Ato ka mbetur të sigurohen nga KQZ-ja, megjithe kanë mbetur vetëm edhe pak ditë kur pritet të mbahen zgjedhjet e 23 prillit në katēr komunat veriore të vendit.

Gazeta Blic ka provuar që të flas me Ministrinë e Punëve të Brendshme, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndryshe, zgjedhjet për katër kryetar të komunave në veriun e Kosovës tashmë zyrtarisht janë caktuar se do të mbahen këtë të diel, më 23 prill, raporton Gazeta Blic.

Por pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces, askush nga Qeveria apo kushdo tjetër ende nuk e di nëse procesi i votimit do të jetë i rregullt dhe nëse do të ketë numër të madh të qytetarëve serb për të votuar.

Krejt kjo për shkak se “Lista Serbe” që dirigjohet direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, zyrtarisht ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit.

Për këtë Gazeta Blic ka kontaktuar organizatat jo qeveritare që merren me monitorimin e proceseve të zgjedhjeve siç është “Demokracia në Veprim“, e të cilët po vlerësojnë se aktualisht nuk ka kushte për mbajtën e këtyre zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

“Demokracia në Veprim” po përcjellë në vazhdimësi zhvillimet lidhur me zgjedhjet në katër komunat veriore, që janë paraparë të mbahen më 23 prill.

Përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve dhe afateve për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjektet politike, në veçanti ato të komunitetit serb, nuk kanë shprehur vullnet për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Madje, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90% të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. #DnV vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.

Sipas “Demokracisë në Veprim”, për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhor të komunitetit serb nga trupat menaxhuese zgjedhore, si dhe e mungesës së interesimit të tyre për të aplikuar, KQZ-ja po përballet me sfida në zhvillimin e përgatitjeve të nevojshme për të organizuar dhe administruar një proces të rregullt dhe të mirëfilltë zgjedhor.

Ata vlerësojnë se ka paqartësitë lidhur me shfrytëzimin e qendrave ekzistuese të votimit, emërimin dhe trajnimin me kohë të komisionerëve, bartjen e materialeve zgjedhore janë disa nga problemet kyçe me të cilat pritet të ballafaqohen trupat menaxhuese të zgjedhjeve.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. Dorëheqjet e zyrtarëve policor serb në ato komuna, përbëjnë handikap të madh në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta” vlerësojnë ata.

DnV sipas analizës së tyre po thonë se si rezultat i këtyre faktorëve, mund të pritet një mungesë e theksuar e interesimit të qytetarëve të komunitetit serb për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pritet të manifestohet edhe me dalje shumë të ulët në zgjedhje, që do të cenojë legjitimitetin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 23 prillit.

”Marrë parasysh situatën e tanishme në terren, DnV vlerëson që rrethanat e tanishme, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta”, thonë ata.

Aktualisht gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës po llogaritet si mjaft e brishtë për shkak se kohëve të fundit qytetarëve serb po u dogjën veturat e tyre që kanë konventuar tabelat nga “KM” në “RKS”.

Këto akte janë dënuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ambasadorët e QUNIT në Kosovës, por këta të fundit ende nuk kanë thënë asnjë fjalë nëse proces i së dielës duhet të mbahet, ose së paku nuk ka asnjë deklaratë publike që kanë bërë presion mbi Beogradin zyrtar që mos ta pengoj këtë proces që llogaritet çështje e brendshme e shtetit të Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë