Lamine Yamal mund të mos jetë më zgjedhja e parë e Barcelonës për ekzekutimin e penalltive.
Trajneri Hansi Flick ka pranuar se po mendon ta rishikojë hierarkinë pas gabimit të talentit spanjoll në përballjen me Villarrealin.
Yamal fitoi vetë një penallti në pjesën e parë, por dështoi ta shndërronte në gol, shkruan “Goal”.
Ky ishte gabimi i tij i tretë nga pika e bardhë me fanellën e Barcelonës gjatë vitit 2026, duke ngritur pikëpyetje përse përgjegjësia nuk iu besua Raphinhas.
“Penalltitë vendosen në fushë. Ndoshta duhet të mendoj për ta ndryshuar këtë, nuk jam i sigurt. Do të bisedoj me Raphinhan dhe Yamal për të vendosur se si do të veprojmë në të ardhmen. Të dy mund të shënojnë nga penalltia, por duhet të mendojmë se si do ta menaxhojmë këtë”, tha Flick.
Vendimi pritet të sqarohet në ditët në vijim, ndërsa Barcelona ka edhe angazhime evropiane.
Pas përmbysjes ndaj Villarrealit, katalunasit vazhdojnë të jenë në krye të La Ligës, me tri pikë epërsi ndaj Real Madridit. /Gazeta Express













