Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Epilogu i takimit në Ohër varet nga vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd

09/03/2023 - 19:31
në Lajme
A A
“Do të paguaj 236 euro më shumë” – Visar Ymerit i mbërrin fatura për janar, tregon llogaritë se sa pritet të jeta fatura e ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Epilogu i takimit të 18 marsit mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq mund të dihet më herët.

Pajtimi i tyre, në Ohër, varet shumë nga efektet që do të kenë vizitat e të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë e Beograd.

“Vizita e z. Lajçak ka për qëllim mbledhjen e qëndrimeve e vërejtjeve të fundit nga palët për Planin e zbatimit në mënyrë që ta kemi një tekst të përafruar dhe dakorduar me palët para takimit në Ohër”.

Kështu po vlerëson Visar Ymeri, dikur kryetar i Vetëvendosjes, në një intervistë për Front Online.

Diplomati sllovak tashmë ka mbërritur në Kosovë, kurse pastaj do të shkojë edhe në Serbi.

“Nuk është krejt e qartë nëse ky takim kërkon nënshkrim formal ose jo. Se a do të ketë dakordancë besoj që do të marrim vesh më shumë gjatë kësaj periudhës së ‘diplomacisë fluturuese’ që do ta shohim në fund të kësaj jave”, u shpreh Ymeri për “Front Online”.

Problem që duhet t`i bëhet qarja, sipas tij, tash është plani i zbatimit të ujdisë franko-gjermane.

“Plani i zbatimit tashmë i është dhënë palëve. Ai është në diskutim. Nuk mendoj që ka shumë hapësirë diskutimi aty, por megjithatë gjykuar nga deklarimet publike duket se ka çështje të caktuara të cilat janë duke u negociuar. Në momentin kur ka pajtim për planin e zbatimit atëherë fillojmë me zbatimin e pikave të parapara aty”, u theksoi për “Front Online”.

Ymeri thotë se me pranimin e planit franko-gjerman, Kosovës i mundësohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Megjithatë, për të, shqetësuese mbetet dilema nëse 5 vendet anëtare mosnjohëse të Unionit do ta njohin Pavarësinë.

“Një gjë e tillë nuk mund të garantohet me një marrëveshje si kjo. Por në anën tjetër mbetet po ashtu e paqartë nëse një marrëveshje si kjo do të jetë argument shtesë për Kosovën dhe partnerët tanë perëndimor në raport me vendet si Spanja në procesin e lobimit për njohje. Lëvizje të madhe nga pozicioni i këtyre vendeve deri tash nuk ka, por sinjale të ndryshme nga vendet e ndryshme ka”, deklaroi Ymeri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe efikas./Front Online/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë