Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë natës.
“Në pamundësi me zhbë këtë shtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! detyrohet me thirr seancën e radhës natën. Po që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i radhës, si opsion i vetëm është sheshi”, ka shkruar Ymeri në një postim në rrjetin social, Facebook.
Nga ana tjetër, Albin Kurti (LVV) dhe Lumir Abdixhiku (LDK), sapo hynë në kuvend për të zhvilluar takimin e tretë për këtë javë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje në çështjen e presidentit.













