
Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës, shkaktoi akuza e kundër akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket keqpërdorimet në KEK.
Interesante sipas Visar Ymerit, ishte se asnjëra palë nuk i mohonin akuzat ndaj tyre. Ai në Debat Plus, tha se pozita dhe opozita, akuzonin njëra-tjetrën, por nuk thonin se vetë nuk kanë vjedhur.
“Asnjëra nga palët nuk thonin se ne nuk vjedhim. Krejt argumentimi ka qenë se ju vjedhni më shumë. Opozita thoshte se si po vjedhë pushteti, Martin Berisha, Nagip Krasniqi. Pastaj pushteti nuk thonin se janë të pafajshëm, thonin se ju keni vjedhë 20 vjet. Mund të jetë e vërtetë, por çfarë nëse të dyat janë të vërteta”, ka thënë ai.










