Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Z-Mobile për herën e dytë fiton në Arbitrazh, Telekomi detyrohet t’ia paguajë mbi 11 milionë euro

21/02/2022 - 21:37
në Ekonomi, Lajme
A A
Kushtetuesja merr vendim për kërkesën e Telekomit në lidhje me kontestin me “Dardafon”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kompania Z-Mobile, për herën e dytë ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër Telekomit të Kosovës.

Kësaj here Telekomi i Kosovës obligohet t’ia paguajë Z Mobile mbi 11 milionë euro dëmshpërblim.

Dërgimi në Arbitrazh për herën e dytë ishte bërë pasi Telekomi nuk ia kishte vazhduar kontratën në arsyetimin se Z-Mobile nuk i kishte pranuar kushtet për kontratën e re.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2009, sipas pretendimeve të Telekomit kishte përfunduar më 31 korrik 2019.

Por kështu nuk pajtohej kompania Z-Mobile. Sipas kësaj kompanie, marrëveshja kishte mbetur në fuqi për faktin që Tekekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

“Vazhdimi i kësaj kontrate ka qenë në dobi të Telekomit, të konsumatorëve të Kosovës dhe zhvillimit të një tregu cilësor dhe konkurrent. Telekomi, duke vepruar në kundërshtim me obligimin për mirëbesim, ka zhvilluar kampanjë publike për devalvimin e bashkëpunimit komercial me Z Mobile, gjë që nuk e kemi pritur. Megjithatë, ne besojmë që këto veprime të Telekomit nuk i sjellin asnjë dobi as Telekomit as tregut të telekomunikacionit në Kosovë”, kishte deklaruar “Z-Mobile”.

Në situatën e tillë, “Z Mobile” kishte thënë se, “duke u vënë para aktit të kryer për shkak të mosbashkëpunimit të partnerit, i mbetet pak mundësi të zgjidhjes përveçse ndjekjes së rrugëve ligjore, duke mos përjashtuar inicim të procedurës së arbitrazhit ndaj Telekomit”.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës i detyrohet kompanisë Z-Mobile si në vijim:

(5) Deklaron si të pranueshme kërkesat e Dadrafon.Net për dëmshpërblime të likuiduara;

(6) Urdhëron Telekomin e Kosovës J.S.C që t’i paguajë Dadrafon.Net L.L.C shumën prej 2.680.000,00 euro në lidhje me dëmet e likuiduara të Dadrafon.Net L.L.C;

(7) Urdhëron Telekomin e Kosovës J.S.C. të paguajë Dadrafon.Net L.L.C interes të thjeshtë nga data 22 tetor 2019 deri në pagesën e plotë në masën 8% në vit në shumën 10.270.400,00 euro;

( Deklaron se ka juridiksion të dëgjojë kundërpadinë e Telekomit të Kosovës);

(9) Hedh kundërpadinë e Telekomit të Kosovës;

(10) Urdhëron Telekomin e Kosovës të paguajë Dardafon.Net, shumën prej 1.290.770,67 euro në lidhje me shpenzimet ligjore dhe të tjera të Dardafon.Net;

(11) Urdhëron Telekomin e Kosovës të rimbursojë Dardafon.Net shumën prej 117.000,00 dollarë në lidhje me kostot e arbitrazhit të përcaktuara nga Gjykata e ICC, dhe të paguara më parë nga Dardafon.Net;

(12) Urdhëron Telekomin e Kosovës për të paguar Dardafon.Net interesin 30 ditë nga data e njoftimit;

Pagesën e plotë në masën 8% në vit mbi shumat 1.290.770,67 euro dhe 117.000,00 dollarë; dhe

(13) Vendos që të gjitha pretendimet dhe kërkesat e tjera për lehtësim nga palët të refuzohen.

Ndryshe, kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009.

Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.

Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.

Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh.

Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.

E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit.

Z-Mobile është përfaqësuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga dhe Schonherr Rechtsanwalte.

JU REKOMANDOJMË

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore
03/08/2026 - 20:16

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas, siç e ka cilësuar ai, një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe bashkëshortes së tij. Rama...

Më shumëDetails

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë
03/08/2026 - 19:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij....

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
03/08/2026 - 19:23

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
03/08/2026 - 19:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Anëtarja...

Më shumëDetails

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
03/08/2026 - 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen...

Më shumëDetails

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
03/08/2026 - 18:14

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen nesër. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë