Anëtari i VV-së, Arbër Zaimi ka thënë se Kosovës po i kërkon lëshimet e reja por nuk po i premtohet ndonjë favor në dialog.
Zaimi ka theksuar se ka besim që Albin Kurti dhe opozita poashtu dhe shoqëria civile nuk pranojë të bëjnë lëshime pa marrë asgjë në këmbim.
Postimi i plotë:
Në OKB nuk na fusin dot se nuk i lë vetoja e Rusisë dhe Kinës. Njohjen nga Serbia nuk na e premtojnë dot sepse nuk duan t’i bëjnë asaj presion. Njohjet nga pesë vendet evropiane na thonë se nuk mund t’i premtojnë dot.
Pa i ofruar asgjë Kosovës, Kosova të bëjë veç lëshime? Kam besim se të gjithë, jo vetëm Albini, po as opozita, shoqëria civile dhe mediat nuk pranojnë të bëjnë lëshime pa marrë asgjë. Besoj se e kanë nxjerrë mësimin nga Gjykata Speciale.












