Analistja Zana Avdiu, ka thënë se Kosova nuk gëzon përkrahje as nga Amerika e as nga Evropa, sa u përket zhvillimeve të fundit në të cilat Josep Borrell u pa i ashpërsuar pas takimit të gjatë Kurti-Vuçiq ku fajësoi veçanërisht Kosovën për dështimin e bisedimeve.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Kosova nuk ka pasur situatë me të tensionuar, sesa kjo, pasiqë sipas saj, shumë lehtë mund të çojë në një konflikt që ajo e cilëson si shumë të deshiruar nga qeveria, në veri.
Qeveria e Kosovës në fakt nuk ka thënë asnjëherë se kërkon konflikt në veri, siç pretendon analistja. Kurti ka akuzuar Vuçiqin se po maskonte refuzimin e planit franko-gjerman përmes tensionimit të situatës në veri.
Tutje ajo ka thenë se mbetët të shihet se cila do të jetë zgjidhja e qeverisë.
“Borrell: Vuçiq pranoi propozimin tonë, Kurti jo. Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën). Ndërsa, Vuciq tha se Serbia do ta mbrojë komunitetin serb, sepse atje s’ka çka lypë Njesia Speciale. Me një fjalë, e luajti rolin e viktimës, duke lanë me nënkuptu, që Kosova nuk po iu le zgjidhje tjetër”, ka shkruar ajo në Facebook.













