Presidenti autoritar i Rusisë, Vladimir Putin, derisa pushtojë disa pjesë të Ukrainës, gjeti lloj-lloj justifikimesh për të ardhur deri te akti kryesor, futja e forcave të armatosura ruse në dy rajonet Donjeck dhe Luhansk. Rusia përmes videove të falsifikuar ndërtoi një narracion për ta pushtuar Ukrainën.
Kjo metodë është e njohur që Rusia përdor, sa herë që i duhet për ta gjetur një arsye shtesë për një agresion, siç është rasti me Ukrainën. Një pjesë e pamjeve video të incidenteve në Donbass, Donjeck dhe Luhansk të cilat Moska po i paraqet si dëshmi të agresionit ukrainas në rajon, janë filmuar paraprakisht. Kjo, në veçanti, dëshmohet nga të dhënat e dosjeve që kanë shumë të meta, thanë nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne kemi parë një numër veprimesh që janë një pretekst i qartë i mbështetur nga Rusia për pushtim të mëtejshëm, siç janë bombardimet në Ukrainën lindore të raportuara nga media shtetërore ruse në mes të natës, video të thirrjeve të supozuara për evakuim emergjence, me të ashtuquajturit diversantë. Të dhënat tregojnë qartë se ato janë filmuar disa ditë para daljes së tyre. Këto përpjekje për dezinformim nuk po mashtrojnë askënd”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Po flasim, në veçanti, për njoftimin e evakuimit të banorëve të Donbass nga krerët e ilegal të këtyre dy rajoneve.
Mediat raportuan se videot u regjistruan më 16 shkurt dhe u shfaqën më 18 shkurt, që rrjedhimisht ishin mashtrim i fabrikuar nga Putini. Në shkurt, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se Rusia mund të jetë duke përgatitur një video të rreme në të cilën do të simulonte një sulm nga ushtria ukrainase në mënyrë që të krijonte një pretekst për pushtimin e Ukrainës.
Për këtë kanë shkruar edhe Washington Post dhe Neë York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të inteligjencës. Sipas burimeve të botimeve, video e rreme duhet të përmbajë prova të gjenocidit që Kievi dyshohet se kryen kundër popullatës rusisht-folëse. Pamjet duhet të përmbajnë pasoja të inskenuara të shpërthimit, si dhe video të vendeve të shkatërruara me imazhe të kufomave dhe pajisje të rreme ushtarake ukrainase, thanë burimet.
Dhe konstatimet e inteligjencës amerikane u vërtetuan. Rusia përmes videove të inskenuar, hyri në Ukrainë, duke aneksuar territore, me pretendimin se trupat ushtarake ruse janë në mision paqeruajtës. Mbarë bota ka reaguar me ashpërsi ndaj veprimit të diktatorit, Vladimir Putin. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka premtuar se do të marrë masa të ashpra, ndërsa Gjermania e ndali projektin rus të gazit, ku këtë e konfirmoi kancelari gjerman. Po ashtu Britania ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë për veprimet agresore ndaj Rusisë.













