Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar sot një “operacion ushtarak” në Ukrainë derisa ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë.
I menjëherë ishte reagimi i presidentit amerikan, Joe Biden i cili paralajmëroi sanksione të ashpra ndaj Rusisë.
CNN ka zbuluar se ku ndodhej Biden në momentet e para të sulmeve ruse në Ukrainë.
Sipas këtij raportimi Joe Biden po fliste në telefon me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në momentet para dhe pasi homologu i tij rus Vladimir Putin njoftoi se po fillonte një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë,
Ishte kjo një përmbushje e zymtë e parashikimeve të Bidenit.
Ndihmësit e sigurisë kombëtare tashmë ishin grumbulluar të mërkurën në mbrëmje, duke u përgatitur për atë që zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se ishte një sulm i afërt ndaj Ukrainës, kur fjalimi i Putinit filloi të transmetohej në televizionin rus rreth orës 21:45.
Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja e Amerikës, Linda Thomas Greenfield kishte folur me telefon me Biden në momentet para fjalimit të sajë në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit.
Ai i kërkoi asaj “të përcillte në termat më të fortë të mundshëm mbështetjen e tij dhe tëpalëkundur për Ukrainën, ishin komunikimet rreth orës 21:45, pothuajse në të njëjtën kohë me fjalimin e Putinit.
Fjalimi i saj nuk pasqyronte zhvillimin e madh që Putin kishte shpallur zyrtarisht pushtimin.
Fotot nga dhoma tregojnë se ajo po shkruante mesazhe me delegatin ukrainas, duke thënë se “do të donte ta kisha lajmin përpara se të mbarojë fjalimin”.

Në Shtëpinë e Bardhë, Biden zhvilloi një telefonatë me sekretarin e lartë ushtarak të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët Gjeneral Mark Milley, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.
Sapo kaloi 22:00 televizionet si CNN treguan ekipet që raportonin se dëgjonin shpërthime në Kiev dhe Kharkiv.
Në zyrat e tyre, Sullivan dhe ndihmës të tjerë punuan në hartimin e deklaratës fillestare të Biden, duke deklaruar veprimet e Rusisë të pajustifikuara” dhe duke u zotuar se “bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”. Deklarata e Biden u bë në orën 22:25.
Afërsisht një orë më vonë, një kërkesë erdhi nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky për të biseduar me Bidenin, i cili ishte i etur për ta telefonuar atë. Më herët gjatë ditës, zyrtarët morën parasysh shqetësimet publike të Zelenskyt, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e rezervistëve ushtarakë, duke besuar se ishte hera e parë që ai ia kishte përcjellë publikisht shqetësimet që ata kanë diskutuar privatisht për javë të tëra.
Në telefonatën e tyre, e cila zgjati afërsisht 10 minuta, Zelensky i kërkoi Bidenit që “t’u bëjë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës”.
Ndërsa Biden po fliste me Zelenskyn, ndihmësit e tij ishin gjithashtu në telefonatat e tyre në Evropë, ndërsa përgatiteshin të njoftonin atë që një zyrtar e përshkroi si “shkallë të plotë” të sanksioneve, të cilat mund të përfshijnë kontrolle të eksportit e kufizime në bankat e mëdha.
Në mesditë, Biden do të flasë me popullin amerikan nga Shtëpia e Bardhë.











