Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

08/05/2025 - 21:34
në Kryesore, Lajme
A A
Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, po dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Siç raporton Telegrafi, Hysri Selimi ka zhvilluar biseda me një zyrtari të BIA-s, përmes aplikacionit Viber.

Këto biseda të cilat siç raporton Telegrafi zbulojnë një bashkëpunim të strukturuar mes Selimit dhe BIA-s, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale dhe interesim për krijimin e mesxhideve (xhamive) ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Bisedat përmes Viber që zbulojnë detaje të reja:

Në një nga mesazhet e datës 5 qershor 2024, Selimi njofton zyrtarin serb për arrestimin në Ferizaj të dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Më pas, ai shpreh shqetësim për mundësinë e përfshirjes së tij në këtë rast.

‘A keni dëgjuar për këtë lajm? A është e mundshme ta kem ndonjë problem? Pavarësisht, unë udhëtoj si njeri i lirë,” i shkruan Selimi zyrtarit të BIA-s serbe.

Zyrtari i BIA-s i përgjigjet të nesërmen: “Jo bre. Çfarë lidhje ke ti. Shihemi nesër rreth orës 08:30!”

Në një komunikim tjetër, mes Selimit dhe zyrtarit të BIA-s, konfirmohen dyshimet e mëhershme për përfshirjen e Serbisë në nxitjen e rrymave radikale në Kosovë.

Selimi shkruan: “Genci dhe Alejhimi jo… nuk flasin me grupin e tij”. Menjëherë pason përgjigja e zyrtarit të BIA-s: “A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin?”, shkruan Telegrafi.

Kjo është konsideruar si një nga bërthamat kryesore të bashkëpunimit të Selimit me BIA-n.

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.

Në dosje thuhet se informacionet për BIA-n janë dorëzuar në takime fizike në territorin e Serbisë, ndërkohë që Selimi ishte paguar deri në 700 euro për shërbimet e tij. Po ashtu, BIA i kishte pajisur Selimin me telefona të mençur për të mundësuar komunikimet sekrete me zyrtarët serbë.

Arrestimi i Selimit është parë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet sot me Hamzën e Abdixhikun

Kurti takohet sot me Hamzën e Abdixhikun
10/07/2026 - 08:21

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro
10/07/2026 - 08:15

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Vushtrri, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të madhe skelash dhe materialesh ndërtimore nga një kompani që po...

Më shumëDetails

Kurti takon nesër Hamzën e Abdixhikun

Kurti takon nesër Hamzën e Abdixhikun
09/07/2026 - 23:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetari i LVV-së, të premten do të zhvillojë dy takime të ndara me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Fillmisht Kurti do të...

Më shumëDetails

Bytyqi: AAK do të ketë rol konstruktiv për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e institucioneve

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
09/07/2026 - 22:52

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka deklaruar se partia e saj do të ketë rol konstruktiv në procesin e formimit të institucioneve të...

Më shumëDetails

Avdiu: Kurti nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin me PDK-në – Qeveria jo domosdoshmërisht bëhet me LDK-në

Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës
09/07/2026 - 22:33

Analistja Zana Avdiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Qeveria mund të bëhet por jo domosdoshmërisht me LDK-në. Ajo tha se Albin Kurti nuk e ka përjashtuar...

Më shumëDetails

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
09/07/2026 - 22:26

Arbër Rexhaj nga LVV duke komentuar ftesën e Kurtit ndaj krerëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ka theksuar se ka pasur akuza ndaj Vetëvendosjes se nuk i ftonte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj, skenë si në filma teksa i riu kërcënon me armë!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë