Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet afera e re e Fitore Pacollit: Kunati i rehatohet në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

30/07/2025 - 15:37
në Lajme
A A
Zbulohet afera e re e Fitore Pacollit: Kunati i rehatohet në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Dalipi, kunati i deputetes së famshme Fitore Pacolli, ka 1 vit që punon në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Saktësisht më 2 gusht të vitit 2024, Dalipi u përzgjodh kandidati më i suksesshëm në pozitën e përkthyesit në një prej agjencive më të rëndësishme të pavarura në vend.

Dalipi, u përzgjodh në pozitën që parasheh përkthime të dokumenteve të ndryshme nga shqipja në serbisht.

Megjithatë, Valon Dalipi, nuk është veç një i punësuar i zakonshëm në APK. Ai del të jetë kunati i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Saktësisht, vëllai i bashkëshortit të deputetes Pacolli, Ilir Dalipit. Deputetja Pacolli e bashkëshorti i saj, ditëve të fundit ishin temë diskutimi në opinionin publik, lidhur me dyshimet se kanë përfituar 52 mijë euro si bashkëthemelues në një organizatë joqeveritare.

Bazuar në dokumentet që ka siguruar gazeta Nacionale, konkursi ishte shpallur në qershor të vitit të kaluar, dhe për pozitën e përkthyesit kishin aplikuar 7 kandidatë, e në mesin e tyre edhe kunati i deputetes Pacolli. Nga ta, Dalipi bashkë me dy të tjerë e kishin kaluar verifikimin paraprak.

Në listën me vlerësime më pas, Dalipi doli të jetë me i poentuari, duke siguruar vendin e punës. Në total, ai do të merrte 90.8 pikë nga ky konkurs, dhe më datën 2 gusht 2024, u shpall njoftimi për punësimin e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gazeta ka dërguar pyetje në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe këta të fundit, kanë mohuar kategorikisht çdo mundësi që deputetja Pacolli të ketë pasur ndonjë ndikim në këtë punësim.

“Ky proces është i bazuar në kriteret ligjore, të matura dhe të dokumentuara përmes testimit dhe vlerësimit profesional, në përputhje të plotë me parimin e meritokracisë. APK nuk ka pasur nevojë që të jetë në dijeni për lidhje familjare të z. Valon Dalipi me deputeten e as deputetja e përmendur nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë mundësi faktike për të ndikuar në procesin e rekrutimit të zhvilluar nga Agjencia”, thuhet në fillim të përgjigjes nga AKP-ja.

Duke qenë se Valon Dalipi, njëjtë si vëllai i tij Iliri që është bashkëshorti i Fitore Pacollit, janë nga Bujanoci. Si rezultat, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e arsyeton vendimin, duke thënë se këto pozita të përkthimit në gjuhën serbe, janë kryesisht shtetas nga Mali i Zi apo Serbia, për shkak se nuk ka kandidatë të certifikuar.

“Pozita për përkthim në gjuhët shqip-serbisht ka një specifikë të veçantë për shkak të natyrës teknike të punës. Bazuar në përvojën e mëparshme, kjo pozitë zakonisht mbulohet nga përkthyes shqiptarë me origjinë nga Mali i Zi apo Serbia, për shkak të mungesës së kandidatëve të certifikuar brenda Kosovës që përmbushin kërkesat e domosdoshme për përkthim të specializuar juridik dhe institucional. Në përmbyllje, e sigurojmë publikun dhe median se procesi i rekrutimit ka qenë i bazuar në standarde të larta profesionale dhe ligjore. Afërsia familjare e mundshme nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë – e as nuk do të mund të ndikojë në asnjë vendimmarrje të APK-së, e cila është institucion i pavarur dhe i angazhuar për integritet të plotë institucional”, thuhet në përgjigjen e APK-së.

Nacionale ka dërguar pyetje edhe në adresën e deputetes Fitore Pacolli, por e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

Daut Haradinaj për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës
17/08/2026 - 19:04

Daut Haradinaj, nga Aleanca ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova. Haradinaj ka thënë se për këtë çështje kishte...

Më shumëDetails

LDK s’merr pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu, Haziri: Ajo është vetëm deputete

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
17/08/2026 - 18:33

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë në takim Albulena Haxhiut. Kështu konfirmoi për Klankosova.tv nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. “Ajo është vetëm deputete e VV-së në...

Më shumëDetails

Lidhja e Historianëve të Deçanit e propozojnë Armend Mehën për president

Lidhja e Historianëve të Deçanit e propozojnë Armend Mehën për president
17/08/2026 - 17:50

Lidhja e Historianëve Dega në Deçan e ka propozuar Armend Mehën për president të Kosovës. Me anë të një shkrese dërguar partive opozitare, kjo Lidhje tregon edhe arsyet...

Më shumëDetails

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës
17/08/2026 - 17:38

I armatosur me një automatik kallashnikov me 2 karikatorë dhe i fshehur në një banesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, kështu është kapur i shumëkërkuari Ylli...

Më shumëDetails

Momenti kur nxjerret nga shtëpia Igor Markoviqi, keqbërësi i veriut

Momenti kur nxjerret nga shtëpia Igor Markoviqi, keqbërësi i veriut
17/08/2026 - 16:50

Pas operacionit policor të realizuar të dielen në Zveçan, u arrestua Igor Markoviq. I njëjti akuzohej për sulm ndaj KFOR-it dhe ndaj Policisë së Kosovës në maj të...

Më shumëDetails

Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë
17/08/2026 - 16:24

Sot është vendosur gurthemeli i Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri” në fshatin Zogaj të Vushtrrisë. Ceremonia është zhvilluar nën kujdesin e Ipeshkvisë së Kosovës, në prani të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë