Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet anija romake gjatë kërkimeve për minerare pranë lumit Danub

25/08/2023 - 19:22
në Kuriozitete
A A
Zbulohet anija romake gjatë kërkimeve për minerare pranë lumit Danub
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk është hera e parë që minatorët gjejnë mbetjet e epokave të mëparshme në zonat ku gërmojnë për minerare. Këtë herë, pjesët e një anijeje të mirëmbajtur lumi, e gjatë 13 metra dhe e gjerë 3.5 u zbulua përpara një ekskavatori.

“Këtu është shumë e vështirë të gjesh material organik, sidomos kur nuk është në ujë, por ne ishim me fat që e gjetëm varkën e ruajtur në tokë, në 7 metra thellësi,” tha arkeologu Ilija Dankoviç.

“Ajo nuk u gjet në tërësinë e saj, ishte shumë e dëmtuar, por druri është në gjendje të mirë dhe duket fantastike,” u shpreh arkeologia Dragana Gavriloviç.

Arkeologët, që e kanë studiuar zonën ku më parë ndodhej një kamp romak dhe qyteti Viminasium, e kanë transferuar anijen në kampin arkeologjik, ku po kryhen kërkime të tjera, shkruan euronews.

“Ne e lëvizëm dhe e mbuluam me rërë në mënyrë që druri të mos thahet, pasi druri është material delikat dhe nëse thahet shkërmoqet. Në këtë mënyrë ne e ruajmë drurin,” sqaroi Gavriloviç.

Për momentin nuk dihet se cilës periudhë i përket anija. Mjete të ngjashme lundruese janë gjetur edhe 3 vjet më parë dhe eksperienca tregon se teknikat e ndërtimit të anijeve në këtë zonë nuk kanë ndryshuar në shekuj, ndaj dhe objekti i zbuluar mund të jetë i epokës romake, ose i shekullit të kaluar.

“Kampionet u dërguan javën e kaluar në një laborator të Hungarisë dhe presim që brenda pak muajsh të marrim rezultatet për të mos pasur më dyshime,” tha Dankoviç.

Për të eksploruar më tej anijen, arkeologëve u duhet kohë dhe para. Ata do të aplikojnë për një fond nga Ministria serbe e Kulturës dhe vizitorët do të mund ta shohin vetëm atëherë kur të ndërtohet një muze për të gjitha anijet e gjetura në Danub.

JU REKOMANDOJMË

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Kuriozitete

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD

18/07/2025 - 20:40
Prestigjiozja “Forbes” rekomandon pushimet në Shqipëri
Kuriozitete

Prestigjiozja “Forbes” rekomandon pushimet në Shqipëri

16/07/2025 - 14:01
“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit
Kuriozitete

“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit

16/07/2025 - 10:17
Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona
Kuriozitete

Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona

16/07/2025 - 09:52
Pse në Zvicër kondicionerët janë thuajse të ndaluar
Kuriozitete

Pse në Zvicër kondicionerët janë thuajse të ndaluar

15/07/2025 - 09:20
Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit
Kuriozitete

Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit

11/07/2025 - 14:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë