Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet një letër e panjohur dërguar BBC-së më 1956 për Kosovën

15/04/2023 - 20:16
në Kryesore, Lajme
A A
Zbulohet një letër e panjohur dërguar BBC-së më 1956 për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në arkivat e Bejtullah Destanit, studiuesit shqiptar i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në bibliotekat dhe arkivat britanike, është zbuluar një letër e dërguar në vitin 1956 nga Tomor Selenica, e cila nuk është botuar kurrë më parë.

Letra përmban informacione të rëndësishme për të kujtuar për Kosovën dhe kjo letër i është dërguar drejtpërdrejt gazetës publike britanike BBC.

“Që prej moshës 12 vjeç të vitit 1943 kam pas bërë pjesë në rininë politike të Ballit Kombëtar”, nis fjalia e parë e letrës, ku në faqen e parë ka Selenica ka shkruar biografinë e tij.

Balli Kombëtar ishte një organizatë politike e krijuar në vitin 1942 në Tiranë, me qëllim që të mbrojë popullin shqiptar nga pushtimi nazist dhe komunist.

Pasi Selenica ka qenë pjesë e kësaj organizate, e gjithë letra e tij ka pasur një qëndrim të caktuar ndaj politikës së Jugosllavisë ndaj Kosovës, pasi Balli Kombëtar kishte për qëllim krijimin e një Shqipërie të Madhe, e cila përfshinte edhe territorin e Kosovës.Letrën e plotë të shkruar me dorë nga Selenica mund ta shihni dhe lexoni këtu.

Kjo letër ka një vlerë të veçantë për historinë e Kosovës dhe është një burim i rëndësishëm i informacionit në lidhje me situatën e Kosovës në atë kohë.

Letra e dërguar nga Selenica ka të bëjë me situatën e shqiptarëve gjatë vitit 1956 dhe me problemet kryesore të njerëzve, e po ashtu edhe për nevojën e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje.

Letra e shkruar me dorë, edhe pse e vështirë për t’u lexuar, Selenica shpreh shqetësimin e tij për situatën e tensionuar dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke kërkuar që të gjitha partitë politike, aktivistët dhe intelektualët të bashkohen në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Gjithashtu, Selenica u bën thirrje qeverisë shqiptare dhe aleatëve ndërkombëtarë që të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe në ndërmjetësimin e dialogut midis shqiptarëve dhe serbëve.
Kjo letër është një kujtim i rralle i një kohe të turbullt në historinë e Kosovës dhe i tregon vlerat e një mendimi të lirë dhe kritik të një njeriu që siç bëhet e ditur ka pasur interesin më të mirë për Kosovën dhe për rajonin.

Studiuesi shqiptar, Destani, ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike që kanë ndihmuar në rikthimin e pjesës së historisë së humbur të Shqipërisë dhe Ballkanit.

Në veçanti, Destani ka qenë i angazhuar në kërkimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me historinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar, duke bërë publike dokumente të rëndësishme që kishin mbetur të fshehura për shumë vite. (Dukagjini)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë