Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë

21/11/2025 - 13:52
në Kryesore, Lajme
A A
Zbulohet plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë.

Portali amerikan i lajmeve Axios publikoi detaje, ashtu edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP shkruajnë se e kanë parë dokumentin. Parlamentari ukrainas Oleksiy Honcharenko, anëtar i partisë opozitare Solidariteti Europian, gjithashtu e postoi planin në internet nëpërmjet Telegramit. Ja një përmbledhje e propozimeve:

Siguria ukrainase dhe evropiane

Konfirmohet sovraniteti i Ukrainës. Rusia, Ukraina dhe Evropa deklarojnë se konfliktet e 30 viteve të fundit kanë mbaruar dhe bien dakord të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Rusia dhe SHBA-të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.

Ukraina me kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO.

NATO zotohet të mos e anëtarësojë asnjëherë Ukrainën dhe të mos stacionojë trupa në Ukrainë. Avionët luftarakë evropianë do të jenë të vendosur në Poloni. Rusia do të marrë detyrim ligjor të heqë dorë nga sulmet e agresionit kundër Evropës dhe Ukrainës.

Ukraina nuk do të ketë armë bërthamore. Ajo do të marrë – megjithëse nuk specifikohet më tej në tekst – “garanci të besueshme sigurie” nga SHBA-të, të cilat nga ana tjetër do të kompensohen për ofrimin e këtyre garancive. Nëse Ukraina sulmon Rusinë, këto garanci do të anulohen. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, sanksionet do të rivendosen dhe Moska do të humbasë të gjitha privilegjet sipas marrëveshjes së paqes. Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 trupa. Ukrainës do t’i lejohet t’i bashkohet BE-së.

Një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë do të monitorojë marrëveshjen. Një “Këshill Paqeje” i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Trump do të garantojë respektimin e marrëveshjes.

Çështjet Territoriale

Krimeja dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor rus. Ushtria ukrainase tërhiqet nga pjesët e Donjeckut që ende i kontrollon; këto zona do të konsiderohen një zonë tampon e demilitarizuar dhe do të njihen si territor rus. Në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit, vija aktuale e frontit vendoset si vijë ndarëse.

Ushtria ruse tërhiqet nga urat që aktualisht i mban të zëna në rajonet Kharkiv dhe Sumy. Rusia heq dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm territorial. Çështjet territoriale do duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore; përndryshe, të gjitha garancitë e sigurisë janë të pavlefshme. Centrali bërthamor i Zaporizhjas do të vendoset nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe energjia elektrike që prodhon do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Ukrainës dhe Rusisë./DW

JU REKOMANDOJMË

Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje 2.7%

Çmimet e importit në Kosovë shënojnë rritje 2.7%
27/05/2026 - 14:13

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Importit, ku bëhet e ditur se në tremujorin e parë (TM1) të vitit...

Më shumëDetails

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet
27/05/2026 - 14:00

NASA ka publikuar detaje për uljet robotike, dronët që kërcejnë dhe pajisjet që synon të dërgojë në Hënë, si pjesë e planeve të SHBA-së për të ndërtuar një...

Më shumëDetails

Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)

Ndarja e 2 milionëve për biletat e aeroplanit, Shala: Opozita duhet t’i bojkotojë zgjedhjet (VIDEO)
27/05/2026 - 13:43

Ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, për pagesën e biletave të avionëve në destinacionet që i shërbejnë mërgatës, ka nxitur një reagim të madh në...

Më shumëDetails

Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: T’i kemi edhe ata në mesin tonë

Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: T’i kemi edhe ata në mesin tonë
27/05/2026 - 13:11

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë vizitës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka rikujtuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë – Hashim Thaçin, Kadri Veselin,...

Më shumëDetails

Trump vazhdon të flasë për “naftën që shpërthen”, për çfarë e ka fjalën ai

Trump vazhdon të flasë për “naftën që shpërthen”, për çfarë e ka fjalën ai
27/05/2026 - 13:01

Koha po mbaron për Presidentin Donald Trump që të arrijë një marrëveshje me Iranin. Ose ndoshta është anasjelltas: Irani mund të jetë ai që po përballet me një...

Më shumëDetails

Kongresistët amerikanë shkojnë te Kurti në Qeveri, nis takimi

Kongresistët amerikanë shkojnë te Kurti në Qeveri, nis takimi
27/05/2026 - 12:32

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Delegacioni amerikan po qëndron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    593 Shpërndaje
    Shpërndaje 237 Tweet 148
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë