
Një burrë nga Klina është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte marrë një makinë me qera, e me pas e kishte shitur.
Vetura e shitur nga i dyshuari, i është kthyer pronarit.
Gjithashtu policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i njëjti kishte marr me qira një veturën nga viktima mashkull kosovar dhe më pas e kishte shitur. Vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.










