Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë

28/12/2025 - 23:07
në Kryesore, Lajme
A A
Zbutet gjuha e Kurtit ndaj opozitës: Herën e kaluar i quajti hajvanë, sonte i ftoi të bashkëpunojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjuha e kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndaj opozitës duket se është zbutur ndjeshëm pas shpalljes së rezultateve preliminare të sontme të zgjedhjeve. Në kontrast me deklaratat e mëhershme, kur opozitën e kishte cilësuar me fjalor fyes, Kurti sonte ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai e quajti opozitën “hajvanë”, ndërsa sonte veproi ndryshe.

Gjatë një konference për media, Kurti ftoi partitë opozitare që të bashkëpunojnë në Kuvend, veçanërisht për çështje me rëndësi shtetërore dhe marrëveshje ndërkombëtare.

“Në Kuvendin e legjislaturës së dhjetë po na pret Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro, prej të cilave dy të tretat janë kredi dhe një e treta grante, si dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro. Pra, mbi 1 miliardë euro gjithsej. Ftoj që nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi me opozitën është i domosdoshëm edhe për çështje të tjera të rëndësishme institucionale, përfshirë edhe procesin që lidhet me zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Edhe për çështjen e presidentes duhet konsultim me opozitën”, tha ai./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Kurti shpalos programin, përmend edhe planifikime graduale për pagën e 14

Kurti shpalos programin, përmend edhe planifikime graduale për pagën e 14
24/05/2026 - 21:17

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin e tij në rast se qeverisë edhe në një mandat tjetër. Ai ka thënë se në vitin...

Më shumëDetails

LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë
24/05/2026 - 21:05

Prej momentit të shpalljes së zgjedhjeve partitë politike ka nisur para-fushatën elektorale, duke mbajtur takime të vazhdueshme. Por LVV dhe LDK tashmë kanë nisur mbajtjen e tubime masovike...

Më shumëDetails

Mbrëmja e maturës: Qeni kafshoi profesorin, por festa vazhdoi

Mbrëmja e maturës: Qeni kafshoi profesorin, por festa vazhdoi
24/05/2026 - 20:51

Nga vendi ku punon drejt parkingut ku kishte makinën, janë veç rreth 20 metra. Por, të premten, profesorin e Matematikës, Shaip Koraçi, teksa bëhej gati të nisej për...

Më shumëDetails

Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”
24/05/2026 - 20:31

Në konferencën e organizuar nga “Hamilton House Kosovë” në Prishtinë,  çmimi “Mësimdhënësja e Vitit 2025–2026” në kategorinë e mësimdhënësve të Gjuhës Angleze për komunën e Mitrovicës  iu nda...

Më shumëDetails

Ligji për Shtetësinë, Sveçla mundohet ta largojë përgjegjësinë: Dispozitat ekzistojnë që nga ligjet e 2008 dhe 2013

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla thotë se ka “gisht” Beogradi
24/05/2026 - 20:24

Ministri në detyre i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin e ri për Shtetësinë, duke deklaruar se dispozitat e kontestuara kanë qenë pjesë...

Më shumëDetails

“S’e dëgjova zërin tënd”, vajza e dëshmorit Fehmi Demiqi me fjalë prekëse në përvjetorin e rënies së tij

“S’e dëgjova zërin tënd”, vajza e dëshmorit Fehmi Demiqi me fjalë prekëse në përvjetorin e rënies së tij
24/05/2026 - 20:03

Arta Demaj, vajza e vetme e dëshmorit Fehmi Demiqi, në përvjetorin e rënies së babait, ka shkruar fjalë prekëse, duke thënë se ai u bë pavdekësi për atdheun....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë