Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën më 21 gusht se Rusia mund të bëjë diçka “mizore” gjatë javës së ardhshme pasi Ukraina feston 31 vjetorin e pavarësisë.
“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme, veçanërisht mizore”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së shtunës.
“Një nga objektivat kryesore të armikut është të na poshtërojë,” dhe “të mbjellë dëshpërim, frikë dhe konflikt”, por “ne duhet të jemi mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo provokimi” dhe “të bëjmë pushtuesit të paguajnë për terrorin e tyre”, tha ai.
Dita e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën, më 24 gusht, shënon gjithashtu edhe gjashtë muaj që nga nisja e pushtimit rus të ish-republikës sovjetike.











