Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Armend Zemaj, ka deklaruar se në këtë parti vendi i parë është synimi i vetëm dhe se nuk ka hapësirë për ata që pajtohen me rezultate më të ulëta.
Duke folur në emisionin Debat Plus, Zemaj tha se LDK-ja është subjekt politik që synon gjithmonë fitoren, ndërsa theksoi se ata që kënaqen me vendin e dytë ose të tretë nuk e kanë vendin në këtë parti.
“LDK-ja është subjekt që e ka vendin e parë. Dikush që kënaqet me vendin e dytë ose të tretë nuk e ka vendin në LDK”, u shpreh Zemaj.
Zemaj ka bërë të ditur se kërkesa për Kuvendin e Jashtëzakonshëm lidhet me ndryshimin e kryetarit të LDK-së.
“Kërkesa është për ndryshimin e kryetarit të LDK-së. Arsyeja janë rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Zemaj.














